KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania “Infrakonsult” e Redi Strugës projektoi rrugën e shembur Librazhd–Prrenjas
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompania “Infrakonsult” e Redi Strugës projektoi rrugën e shembur Librazhd–Prrenjas
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Kompania “Infrakonsult” e Redi Strugës projektoi rrugën e shembur Librazhd–Prrenjas

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2026 12:19 pm
487 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shembja e rrugës nacionale Librazhd–Prrenjas ka bllokuar Juglindjen e Shqipërisë, madje është paralizuar edhe tregtia me Maqedoninë e Veriut dhe një pjesë me Greqinë.

Kostot janë tepër të mëdha, që më së shumti bien mbi vetë banorët apo bizneset, teksa pushteti lokal dhe ai qendror vetëm sa kanë bërë deklarata në media, pa i dhënë një zgjidhje konkrete.

Madje, me urdhër nga sipër, disa zyrtarë të institucioneve shtetërore, u “rreshtuan” për të mbajtur një konferencë të kotë, teksa të gjithë po mundohen t’ia hedhin fajin “nënës natyrë”. “Shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor si dhe saturimi i masivit të tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive”, tha drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa edhe deklarata u mbështet nga përfaqësuesi i Shërbimit Gjeologjik.

Por, këta të pranishëm me apo pa dashje, anashkaluan shumëçka, teksa fshehën sërish përgjegjësit kryesor të shembjes. Cili zyrtar hapi tenderat për ndërtimin e rrugës? Cila firmë u përzgjodh për t’a projektuar? Kush po e ndërton atë segment ku ndodhi shembja? Sa para’ janë hedhur? Dhe, më kryesorja, a kanë firmosur zyrtarët e ARRSH-së për projektimin, ndërtimin apo mbikëqyrjen?!

Deri më tani, zyrtarët janë “fshehur”, duke tentuar t’ia hedhin fajin shiut që ka rënë. Në këto radhë, do të publikojmë disa dokumente, që hedhin dritë mbi përgjegjësit kryesorë të kësaj shembje.

Në fund të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin e tenderit për projektimin e të gjithë rrugës. Fitues u shpallën “INFRAKONSULT” & “HMK-Consulting”. Bëhet fjalë për një procedurë “shërbim konsulence”, dhe objekti i kontratës ishte “studim, projektim dhe zgjerim i segmentit rrugor, dalje Elbasan –Prrenjas – Qafë Thanë’ me fond limit 53 milionë lekë”. Afati për kryerjen e punimeve ishte vetëm 9 muaj.

Por, kush qëndronte pas firmës fituese?!

Vox News ka analizuar edhe studimet gjeologo-inxhinierike, të kryera në të gjithë gjatësinë e segmentit. “Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi i karakteristikave fizike dhe mekanike të dherave dhe shkëmbinjve që janë pjesë e korridorit ku zhvillohet projekti ‘studim, projektim e zgjerimi i segmentit’”, thuhet në dokument.

Në të njëjtin dokument shkruhet se, të dhënat ekzistuese janë adaptuar me të dhënat e reja nga studime të mëparshme që janë bërë në këtë zonë, të cilat përfshijnë të dhënat mbi rrugën ekzistuese si dhe kushtet gjeologjike të zonave ku janë lokalizuar bypass-et.

“Nëpërmjet këtij studimi marrim informacion për të vlerësuar kushtet gjeologjike, kushtet hidrogjeologjike dhe për të identifikuar fenomenet që lidhen me kushtet e projektimit të zonës ku do të ndërtohet, duke siguruar të dhëna dhe rekomandime për të ndihmuar dhe mbështetur sa më shumë në përzgjedhjen e masave inxhinierike gjatë projektimit”, vijon dokumenti.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës, dhe veçanërisht në fazën e katërt ku ka ndodhur rrëshqitja, punimet topografike u kryen nga grupi topografik i “InfraKonsult” sh.p.k. “Bashkangjitur këtij raporti është edhe raporti topografik, në të cilin shpjegohet metodologjia dhe pajisjet që janë përdorur për matjet” thuhet në dokument.

“Bashkëngjitur këtij raporti, janë materialet teknike si vizatimet dhe detajet teknike, preventivi, raporti gjeologjik, raporti hidraulik dhe hidrologjik, raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, VNM” vijon dokumenti. Në fund, është edhe emri i drejtuesit ligjit të kompanive projektuese, Redi Struga.

Këto më sipër janë dokumente zyrtare, mjaft të aksesueshme nga çdo organ ligjzbatues. Prokuroria e ka shumë të thjeshtë për të shkuar te një nga përgjegjësit. Raporti ka emra inxhinierësh, shumën e akorduar dhe zyrtarët e ARRSH-së. Hetimet e mëvonshme mund të zbardhin rolin e gjithsecilit.

Në fund të vitit 2023, pasi më parë ishte bërë projektimi me raportet përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për abuzime të tjera, si në ARRSH apo në KESH, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Fitues u shpall kompania “A. N. K.”, e cila fitoi tenderin me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024.

Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi gjithashtu të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Por, njësoj siç ndodhi edhe në atë segment, ku pati shembje në Qafën e Qarrit, Kolën e kanë ndjekur shembjet edhe në këtë aks.

Më sipër, renditëm personat që tenderuan, projektuan apo po ndërtojnë këtë segment. Janë zyrtarë shtetërorë, kompani private dhe biznesmenë që kanë fituar dhjetëra miliona euro për punë publikë. Të gjithë, duhet të japin llogari për çdo qindarkë apo për vuajtjet e një krahine të tërë, e cila sot është izoluar si pasojë e abuzimeve të gjithsecilit. Nëse kanë apo jo përgjegjësi ligjore, penale, administrative, do të jenë institucionet ligjzbatuese apo kontrolluese që do ta cilësojnë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje
Artikulli tjetër Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik”, të akuzuar për vrasje?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.