KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali me mbetjet, Aleanca Kundër Importit të Plehrave: Reagimi i qeverisë, zhgënjyes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Skandali me mbetjet, Aleanca Kundër Importit të Plehrave: Reagimi i qeverisë, zhgënjyes
FokusOpinionZhvillim

Skandali me mbetjet, Aleanca Kundër Importit të Plehrave: Reagimi i qeverisë, zhgënjyes

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2024 8:42 am
140 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar sot në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës. Në reagimin e AKIP thuhet se kjo aleancë shpreh shqetësimin mbi reagimin jo reflektues ndaj problemit të qeverisë shqipare në lidhje me eksportin e dyshuar të mbetjeve industriale të rrezikshme të Kurum përmes një rrjeti kompanish të panjohura drejt Tajlandës.

AKIP thontë se deklaratat e deri tanishme të qeverisë lidhur me situatën janë zhgënjyese. Po ashtu aleanca shton se qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.

Gjithashtu Aleanca Kundër Importit të Plehrave thotë se reagimi zhgënjyes i autoriteteve, jo vetëm zyrtare, por edhe qytetare, shtyn AKIP të besojë se Shqipëria nuk duhet të lejojë importin e mbetjeve të asnjë lloji. Sipas tyre kjo thjeshtë për faktin që, jo vetëm që rreziku për importim mbetjesh për groposje është i lartë, por edhe për faktin që kultura institucionale e mohimit të problemeve e bën edhe më të rrezikshme lejimin e importit të plehrave.

REAGIMI:

Qëndrim i Aleancës Kundër Importit të Plehrave në lidhje me reagimin e Qeverisë Shqiptare ndaj skandalit të dyshuar të mbetjeve industriale të eksportuara drejt Tailandës.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave shpreh shqetësimin mbi reagimin, në gjykimin tonë, jo reflektues ndaj problemit, të qeverisë shqipare në lidhje me eksportin e dyshuar të mbetjeve industriale të rrezikshme të Kurum përmes një rrjeti kompanish të panjohura drejt Tailandës.

Pasi ndoqëm me vëmendje deklaratën e përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të shtunën si dhe deklaratën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Balluku të mërkurën, AKIP vëren se të dyja deklaratat mund të konsiderohen në instancë finale si “zhgënjyese”.

Në vend që të mohojë çfarëdolloj përgjegjësie, të cilën, ndoshta e ka e ndoshta jo, qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore ne sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.

Ekzistenca e ndotësve të tillë si pluhuri i furnaltave me hark elektrik është i njohur në Shqipëri dhe nga qeveria, qoftë politikisht apo qoftë edhe nga pikëpamja njerëzore, ne presim që, para se të nxitojë të mohojë gjithçka, të shprehin shqetësimin se çfarë nuk është bërë siç duhet dhe se çfarë duhet të përmirësohet në menaxhimin e këtyre dhe të llojeve të tjera të mbetjeve.

Qeveria duhet të ketë parasysh se është detyrë njerëzore që Shqipëria, përveç që të menaxhojë siç duhet mbetjet e veta, qofshin këto të rrezikshme apo të parrezikshme, të sigurohet që këto mbetje nuk do të eksportohen për groposje në një vend tjetër të varfër si Tailanda dhe se Marrëveshja e Baselit, ku Shqipëria është palë, nuk është një copë letre e pavlerë e harruar në ndonjë sirtar, por një instrument shumë i rëndësishëm që Shqipëria duhet ta zbatojë, në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit të popullsisë shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të varfra si ne.

Reagimi zhgënjyes i autoriteteve, jo vetëm zyrtare, por edhe qytetare, shtyn AKIP të besojë se me të vërtetë Shqipëria nuk duhet të lejojë importin e mbetjeve të asnjë lloji thjeshtë për faktin që, jo vetëm që rreziku për importim mbetjesh për groposje është i lartë, por edhe për faktin që kultura institucionale e mohimit të problemeve e bën edhe më të rrezikshme lejimin e importit të plehrave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë

Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shën Maria me Linë e Majmunit. “Charlie Hebdo” sërish në qendër të kritikave
Artikulli tjetër Festuan në Champions me flamurin shqiptar, mediat: Lojtari serb kërkon të largohet nga skuadra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.