KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Sky ECC” zbardh episode të trafikut me Shqipërinë, mbi 20 të arrestuar në Greqi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > “Sky ECC” zbardh episode të trafikut me Shqipërinë, mbi 20 të arrestuar në Greqi
FokusRajoniZhvillim

“Sky ECC” zbardh episode të trafikut me Shqipërinë, mbi 20 të arrestuar në Greqi

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2024 9:34 am
194 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Edhe pse ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e djeshëm të zhvilluar në Greqi pas zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”, media greke ka arritur të zbulojë detaje.

Sipas burimeve, numri i personave të arrestuar ka shkuar mbi 20. Një prej personave që rezulton në komunikime është një 29-vjeçar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet. Kreu i grupit kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021.

Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjecar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 ton kokainë në korrik 2017 në Francë. Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 në një port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.

Sipas të njëjtave burime, janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Shumë nga këto episode përfshijnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për veprimtarinë e të paktën 5 grupeve. Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në furgona. Gjithashtu janë zbardhur edhe episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos.

Pastrimi i parave të grupeve bëhej nëpërmjet kompanive të makinave me qira në Athinë dhe Mykonos. Një tjetër metodë ishte ajo përmes biletave fituese në kompanitë e basteve. Dy prej të dyshuarve rezultojnë të përfshirë edhe në pastrimin e parave nëpërmjet metodës Hawala.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 milion euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 milion euro

SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deri në vitin 2028, një e katërta e të ardhurave të muzikantëve do të humbasin nga AI
Artikulli tjetër Izraeli nuk i ndal sulmet në Rripin e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit
Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”
HI-Tech Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.