KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tiranë, 9 të pandehur për shkelje ligjore në favor të shoqërisë “5D Konstruksion”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tiranë, 9 të pandehur për shkelje ligjore në favor të shoqërisë “5D Konstruksion”
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesore

Tiranë, 9 të pandehur për shkelje ligjore në favor të shoqërisë “5D Konstruksion”

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 2:04 pm
228 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli sot hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dy procedime penale për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim, me nëntë të pandehur, të cilët dyshohet se krijuan avantazhe dhe privilegje të padrejta shoqërisë “5D Konstruksion”, që zotërohej nga dy ish drejtorë të bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Për rikonstruksionin e një sheshi parkimi pesë vjet më parë si dhe një palestre të mundjes katër vjet më parë, titullarja e “Tirana Parking” Eglantina Zere dhe titullarja e “Klubit Sportiv Tirana” Deborah Keçi, dy institucione në varësi të Bashkisë së Tiranës, SPAK-u bëri të ditur se kanë toleruar shkelje ligjore në mënyrë që prokurimet t’i fitonte shoqëria tregtare “5D Konstruksion”, e njëjtë me shoqërinë “V.A.S Konstruksion”.

Në rastin e palestrës, titullarja Keçi, sipas SPAK-ut, u dakortësua me përfaqësuesin e “V.A.S Konstruksion” për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura. Për këtë ajo bashkëpunoi me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi.

SPAK-u theksoi se komisionerët tashmë të pandehur “nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi”.

Ngjashëm kanë rrjedhur procedurat e parregullta edhe në rastin e shesh-parkimit. Titullarja Zere paracaktoi për t’u shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomik “V.A.S Konstruksion” dhe “Rroku Guest”.

Për të arritur këtë rezultat ajo bashkëpunoi me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, si dhe me anëtarin e Njësisë së Prokurimeve Kristo Zhulati.

SPAK-u shtoi se ka provuar me fakte që verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, nuk e kanë bërë anëtarët e Komisionit të Ofertave, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion”.

Ndërsa komisionerët e ngarkuar për vlerësimin e ofertave nuk kanë kryer detyrën në përputhje me ligjin, por kanë shpallur fituesin e paracaktuar nga titullarja Zere në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik

Të nëntë të pandehurit mund të dënohen secili me burgim deri në tre vjet, siç parashikon Kodi Penal në nenin përkatës për shkelje të barazisë në tendera.

Parkimi dhe Palestra janë vetëm dy nga një seri rastesh, ku shoqëria “5D Konstruksion”, e zotëruar nga dy ish drejtorë të bashkisë Molla dhe Qato, dyshohet se fitonte tendera e prokurime nga agjenci në varësi të bashkisë në kundërshtim me rregullat.

Ish drejtuesit Redi Molla dhe Maringlen Qato janë arrestuar nëntë muaj më parë, në fund të marsit të kaluar, nën dyshimet për korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. I arrestuar është edhe Taulant Tushe, ish drejtor i përgjithshëm në bashkinë e kryeqytetit, nën dyshimet për shkelje të barazisë në tendera.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Meta” njofton se s’ka më filtra bukurie
Artikulli tjetër Universiteti i Tetovës heq nga puna Artan Grubin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.