Dy grupe të trafikut të drogës, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë është “çmontuar” nga autoritetet italiane në zonën e Brescias.
45 masa sigurie janë lëshuar, ku 30 prej të dyshuarve janë nën masën “Arrest me burg”, 12 në arrest shtëpiak dhe 3 janë nën masa të tjera më të lehta.
Detajet e operacionit do të bëhen publike gjatë një konferencë për shtyp të paralajmëruar për në orën 11:00 në selinë e policisë në Brescia.
Marrë nga Balkanweb.com