KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla, në Britani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Adolescence” do të shfaqet në shkolla, në Britani
AktualeBotaFokusKultureSociale

“Adolescence” do të shfaqet në shkolla, në Britani

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2025 9:39 am
417 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Seriali i platformës Netflix, “Adolescence”, ka ngjallur debat në Britani të Madhe dhe më gjerë mbi mbrojtjen e fëmijëve nga mizogjinia e dhunshme dhe përmbajtjet e dëmshme në rrjetet sociale.

Kryeministri britanik Keir Starmer mirëpriti në Downing Street krijuesit e serialit për të diskutuar mbrojtjen e fëmijëve, duke mbështetur nismën e Netflix për ta transmetuar këtë dramë falas në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Kjo do të bëjë të mundur që sa më shumë adoleshentë të shohin serialin dhe të reflektojnë mbi temat që ai trajton.

Seriali i xhiruar në Angli ndjek historinë e një djali 13-vjeçar të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës dhe eksploron ndikimin e rrjeteve sociale, një botë shpesh e pakapshme për prindërit dhe mësuesit.

Netflix ka raportuar se që nga debutimi në muajin mars, seriali ka arritur 66.3 milionë shikime në mbarë botën dhe është bërë një nga dramat më të diskutuara britanike të kohëve të fundit.

Starmer: Si prind, është e vështirë ta shohësh

Kryeministri Starmer pranoi se shikimi i serialit me dy fëmijët e tij adoleshentë ishte një përvojë sfiduese.

“Është e vështirë ta shikosh si prind, sepse lidhet me frikën dhe shqetësimet që ke për fëmijët e tu”, ka thënë ai.

Sipas Downing Street, shfaqja e “Adolescence” në shkolla do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë ndikimin e mizogjinisë, rreziqet e radikalizimit në internet dhe rëndësinë e marrëdhënieve të shëndetshme.

“Nuk ka një politikë të vetme që mund të zgjidhë këtë problem. Por duhet të pranojmë efektin shkatërrues që ka mizogjinia në shoqërinë tonë”, ka shtuar Starmer.

Një debat i domosdoshëm për shkollat

Bashkëskenaristi i serialit, Jack Thorne, ka thënë se ekipi e ka krijuar “Adolescence” për të provokuar një debat të rëndësishëm mbi ndikimin e rrjeteve sociale dhe dhunën në mesin e të rinjve.

“Që ky serial të shfaqet në shkolla është diçka përtej pritshmërive tona. Shpresojmë që mësuesit të flasin me nxënësit për këto tema, por mbi të gjitha duam që vetë nxënësit të diskutojnë mes tyre”, është shprehur Thorne.

Stephen Graham, bashkëkrijues i serialit dhe aktor në rolin e babait të djalit të akuzuar, ka theksuar se narrativi synon të nxjerrë në pah një realitet më kompleks sesa ai që zakonisht shfaqet në mediat tradicionale.

“Kur ndodh një krim me thikë mes të rinjve, pyetja e parë është: ‘Nga çfarë familje vjen autori?’. Por, po sikur të mos jetë vetëm familja? A nuk jemi të gjithë përgjegjës – shkolla, shoqëria, prindërit, komuniteti?”, ka thënë ai.

Dhuna mes fëmijëve dhe përhapja e mizogjinisë

Soma Sara, themeluese e organizatës “Everyone’s Invited”, e cila merret me çështjen e dhunës seksuale mes fëmijëve dhe dhunën në shkolla, ka paralajmëruar se ky problem po prek edhe fëmijët nën 10 vjeç.

Organizata e saj ka mbledhur mijëra dëshmi anonime nga vajza dhe gra mbi përvojat e tyre me dhunën seksuale në shkolla, duke përfshirë ngacmimet, prekjet e papërshtatshme dhe fyerjet seksiste. Sipas saj, rreth 1,600 raste janë raportuar në shkolla fillore.

“Dëshmitë tregojnë se si kjo sjellje fillon që në moshë të hershme dhe se është një problem mes vetë fëmijëve – kjo është realiteti tronditës”, ka thënë Sara.

Në vend të ndalimit të rrjeteve sociale, siç ka bërë Australia për fëmijët nën 16 vjeç, Sara argumenton se nevojiten programe edukative që t’u mësojnë fëmijëve si të analizojnë në mënyrë kritike mesazhet mizogjiniste dhe pornografinë online.

“Hendeku mes brezave nuk ka qenë kurrë më i madh. Prindërit duhet të jenë të aftë të kuptojnë aplikacionet si ‘Snapchat’, ‘YouTube’, ‘Instagram’ dhe ‘TikTok’, sepse aty kalojnë orë të tëra fëmijët e tyre”, ka thënë ajo.

“Jemi të gjithë përgjegjës”

Suksesi i “Adolescence” vjen në një kohë kur shqetësimet për përdorimin e telefonave inteligjentë nga fëmijët dhe përhapjen e përmbajtjeve mizogjiniste nga influencuesit e diskutueshëm, si Andrew dhe Tristan Tate, janë rritur ndjeshëm.

Policia britanike ka raportuar se çdo vit regjistrohen mbi një milion krime të lidhura me dhunën ndaj grave dhe vajzave, që përbëjnë rreth 20% të të gjitha krimeve të raportuara në vend.

“Ky është problemi i të gjithëve. Dhe kjo është ajo që ‘Adolescence’ na tregon: kur një fëmijë akuzohet, të gjithë duhet të japim përgjigje. Të gjithë kemi përgjegjësi”, ka thënë Sara.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ari arrin vlera rekord
Artikulli tjetër Trafik droge nga Amerika Latine e Afrika, dhjetëra të arrestuar në Itali, mes tyre shqiptarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.