KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trafik kokαine dhe kαnαbisi nga Shqipëria në Itali, 8 persona në pranga
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trafik kokαine dhe kαnαbisi nga Shqipëria në Itali, 8 persona në pranga
AktualeFokusOpinion

Trafik kokαine dhe kαnαbisi nga Shqipëria në Itali, 8 persona në pranga

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 10:00 am
99 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte të 3 dhjetorit, karabinierët italianë vunë në zbatim urdhrat e lëshuara nga Gjykata e Barit duke arrestuar 8 anëtarë të një bande shqiptaro-italiane të trafikut të drogës. Autoritetet thanë se grupi kishte ngritur një rrjet të trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria në Itali për të vijuar më pas në disa shtete europiane si Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani.

Organizata dyshohet se përbëhej nga 15 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar më herët ndërsa 8 këtë të martë. 4 prej personave të vënë në pranga janë shqiptarë ndërsa 4 italianë të moshave nga 34 në 49 vjeç.
Aktiviteti i tyre kishte kulmuar në periudhën mars – gusht 2023 kur edhe grupi kishte trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe marihuanë nga Shqipëria në Spanjë dhe në disa vende të Evropës Veriore.

Lënda narkotike transportohej fillimisht në Pulia, rajoni ku ishte vendosur baza kryesore logjistike e organizatës. Një pjesë e drogës ishte e destinuar për tregjet e Napolit. Sipas autoriteteve kjo orgfanizatë fitonte mbi 1 milion euro në muaj. Mediat italiane thonë se një nga qendrat operacionale të organizatës është zbuluar në Shqipëri, por autoritetet tona nuk kanë dhënë ende detaje.

Falë përgjimeve, hetuesit arritën të rindërtonin të gjithë strukturën e grupit kriminal, duke përcaktuar rolet e secilit anëtar. Ndër protagonistët dallohen trafikantët shqiptarë të drogës, veçanërisht aktivë në menaxhimin e rrugëve mes Shqipërisë dhe Pulias. Grupi kishte baza edhe në Barletta, Mola di Bari dhe Modugno. Disa persona ishin përgjegjës për mbajtjen e lëndës narkotike në magazina, përpara se ajo të shpërndahej në të gjithë territorin e Pulias.

Grupi ishte lidhur me blerës të qëndrueshëm. Të ardhurat nga shitja e drogës transferoheshin në Shqipëri. Në operacionin e fundit u sekuestrua mbi 15 kg kokainë, 2 kg marijuanë, armë dhe municione, përfshirë 3 pistoleta dhe municione të kalibrave të ndryshëm. Një të dyshuari i janë sekuestruar 15 mijë euro që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia Tiranë “zbulon” beqarët dhe të divorcuarit e kryeqytetit
Artikulli tjetër Mazhoranca miraron buxhetin e vitit 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.