KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK
AnalizeFokusZhvillim

Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2025 9:16 am
256 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë ndaj 7 personave të arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga SPAK në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Më konkretisht, në qeli janë lënë shtetasit: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe ish-efektivi i Policisë Erjon Dani.

Ky i fundit ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, teksa prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Ndërkohë personi i tetë i arrestuar, shtetasi R.U. banues në kryeqytet, pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 5 persona të tjerë, ku burime për mediat bëjnë me dije se dy prej tyre ndodhe në Dubai, ndërsa tre të tjerë në vendet e Bashkimit Europian. SPAK bëri me dije se për ta janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare dhe po punohet me Europol për t’i arrestuar.

Më konkretisht në kërkim u shpallën shtetasit: Ledri Lulashi, Lorenzo Çadri (Hysko, Isufi), Sokol Masha, si dhe shtetasit K. M., D. H. dhe E. R..

HETIMET

Operacioni u bazua në zbardhjen e bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, teksa urdhër-arrestet u lëshuan nga prokurori Adnand Xholi.

Ky grup kriminal akuzohet për 7 episode të trafikut të lëndëve narkotike, në total rreth 4.3 ton kokainë, heroinë dhe kanabis. Po ashtu, ata janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

“Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode:

  • 3585 kg kokainë
  • 701 kg canabis sattiva
  • 4.2 kg heroinë

Gjithashtu, i hetuari S M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar krimina dhe “Grup i strukturuar kriminal” lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari Erjon Dani, në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” – thuhej në njoftimin e SPAK.

SEKEUSTRIMET

SPAK bëri me dije se policia gjyqësore ka ekzekutuar 12 vendime të Gjykatës për të ushtruar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash) dhe si rezultat ka sekuestruar.

  • 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volkswagen golf 8, motor Honda XADV ),
  • 38.970 Euro,
  • 200 Dollarë,
  • 8 (tetë) telefona celularë (disa të enkriptuar),
  • 1 (një) armë sportive,
  • 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
  • lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”,
  • dokumente të ndryshme.

 

Marrë nga BoldNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!
Artikulli tjetër BSH i hap rrugën kreditimit koncesioneve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.