KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2025 9:13 am
226 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten kryebashkiakët socialistë, duke i urdhëruar ata publikisht që të shkarkojnë të gjithë administratorët e njësive vendore në varësi të tyre, një akt që shihet nga ekspertët dhe opozita si një hap tjetër i shkeljes së autonomisë vendore.

“Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia bashkë me të tjerët që të tregojnë sa të zotët janë,” iu drejtua Rama kryebashkiakëve të zgjedhur gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor në 2023-in.

Kjo deklaratë publike e kryeministrit vjen në vazhdën e akteve të tjera të ditëve të fundit ku në disa bashki të rëndësishme në vend ka kërkuar largime masive të drejtorëve për të shkarkuar përgjegjësinë e problematikave me shërbimet publike ndaj qytetarëve.

Edhe njëherë, deklaratat e Ramës janë pritur me shqetësim nga ekspertët e pushtetit vendor dhe nga opozita.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, i tha BIRN se  këto deklarata të kryeministrit nuk duhet të kalojnë në heshtje, sepse po shkelet ndarja e pushteteve e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Ai bën apel për bashkitë, Shoqatat e Përfaqësuesve të tyre dhe shoqëria civile që të reagojnë në mbrojtje të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve, “duke kërkuar sqarime ligjore mbi bazën e këtij ultimatumi dhe duke theksuar nevojën për depolitizim të administratës vendore”.

Haxhimali theksoi gjithashtu se shoqatat e bashkive “duhet të kërkojë një reagim institucional nga Avokati i Popullit dhe Komisioni Parlamentar për Qeverisjen Vendore, si dhe të adresojë çështjen në nivel përmes rrjeteve të bashkëpunimit”.

Shoqata Kombëtare e Bashkive, ku bëjnë pjesë vetëm kryetarët e bashkive të drejtuara nga socialistët, nuk ka reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit, ndërkohë që kryebashkiakët e zgjedhur nën siglën e PS-së kanë zbatuar urdhrat publikë të tij.

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë kryebashkiakët e opozitës, i quan thellësisht shqetësuese sjelljet e kryeministrit dhe “një praktikë e papranueshme”.

“Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore si një nga shtyllat e funksionimit të pushtetit lokal, ndërsa ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton qartë kompetencat, organet dhe mekanizmat e llogaridhënies brenda njësive të qeverisjes vendore. Çdo ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv qendror në punët e brendshme administrative të bashkive cenon këtë autonomi dhe përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve,” thuhet në një deklaratë të saj publikuar në fillimin e turit të shkarkimeve të Ramës në bashkitë e vendit.

Edhe kryetari i grupit të këshilltarëve opozitarë në bashkitë Tiranë, Ilir Alimehmeti, i tha BIRN-it, se këto akte të njëpasnjëshme të kryeministrit tregojnë se ai po kërkon të centralizojë çdo lloj pushteti.

“Po centralizon shtetin në një dorë,” tha ai, duke akuzuar kryebashkiakët socialistë se “janë palë në kapjen e shtetit në një dorë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”.

Alimehmeti e sheh shqetësues mosreagimin e kryebashkiakëve dhe bindjen e tyre për të zbatuar urdhrat verbalë që ndërhyrjnë drejpërdrejtë në kompetencat e tyre ligjore.

Gjatë takimit të së premtes, kryeministri kritikoi gjithashtu funksionalitetin e ndërmarrjeve të ujësjellësve në varësi të këtyre bashkive dhe paralajmëroi centralizimin e tyre në pushtetin qendror, gjë që sipas Agron Haxhimalit, do të zhbënte të gjithë reformën ligjore që është bërë për decentralizimin e tyre.

“Kjo jo vetëm që bie ndesh me parimet e vetëqeverisjes vendore, por rrëzon edhe reformën e rajonalizimit të ndërmarrë vetëm dy vite më parë,” tha ai, duke shtuar se “në vend që të forcohet kapaciteti i bashkive dhe ndërmarrjeve rajonale, kalohet në centralizim”.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Merkato e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës
Artikulli tjetër Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.