Në Beograd është nënshkruar sot një marrëveshje mes Serbisë dhe Hungarisë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiç dhe ai i Mbrojtjes së Hungarisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para mediave tha se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia ka bashkëpunimin më të zhvilluar në mbrojtje me Hungarinë derisa tha se po shkojnë drejt në aleance ushtarake mes këtyre dy vendeve.
“Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunimi ushtarako-ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiç.
Kjo lëvizje vjen, pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë disa ditë më parë, çka nxiti reagime të shumta nga Serbia.
Marrë nga Reporteri.net