KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 86% e shqiptarëve kanë akses, për çfarë e përdorin qytetarët internetin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 86% e shqiptarëve kanë akses, për çfarë e përdorin qytetarët internetin
AnalizeHI-TechKryesoreSociale

86% e shqiptarëve kanë akses, për çfarë e përdorin qytetarët internetin

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2024 11:49 am
257 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2024, bazuar në rezultatet e anketës së “Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit  dhe Komunikimit në NjEF dhe Individë (TIK)”, në grup-moshën 16-74 vjeç, sipas të dhënave të fundit të INSTAT, e përdorin internetin 86,2 % e tyre, nga të cilët 96,4 % e përdorin “disa herë gjatë ditës”.

99,9 % e individëve përdorin aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga: kompjuter/desktop (29,2%), laptop (28,5 %) dhe nëpërmjet tabletit (19,4 %);

98,9 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp,etj.);

97,1 % e NjEF (familjeve) në Shqipëri kanë akses në internet prej të cilave:

91,5 %  kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.);

99,3 % kanë akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.).

Aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritje më të larta janë:

internet banking (e-banking): 3,3 pikë përqindje;

aksesimi i të dhënave shëndetësore online (e-albania seksioni i shëndetit): 1,5 pikë përqindje;

leximi i lajmeve online (gazeta apo revista, etj.): 1,3 pikë përqindje.

99,4 % e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë një llogari në platformën digjitale e-albania;  

42,4 %  e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë kryer blerje “online” në “12 muajt e fundit”;

Ndër blerjet “online”, që zënë peshën më të madhe janë:

Blerja e rroba / këpucë / aksesorë me  90,3 %;

Shërbimet e dërgimit (katering) në shtëpi nga restorantet apo fast food me 59,7 %.

Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me: “instalimi i softëare/aplikacioneve” me rreth 1,9 pikë përqindje.

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 86,2 % të popullsisë në studim.

Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 3,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 96,4 % të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë / pothuajse çdo ditë me 3,3 % dhe 0,3 % ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë.  Në vitin 2024 të gjithë kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit” me 1,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023 ndjekur nga  kategoria “shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë” e cila ka shënuar rritje me rreth 0,7 pikë përqindje.

 

Marrë nga Liberale.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vrasja e Martin Canit, Manastirliu-Zhupës: Po shfrytëzon dhimbjen e të tjerëve
Artikulli tjetër “BYL-A” e “MJAFT”, paratë e SOROS te Veliaj-Xoxa për kapjen e Drejtësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.