KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy vëllezër shqiptarë filmonin fshehurazi gratë e vajzat dhe i postonin në rrjetet sociale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy vëllezër shqiptarë filmonin fshehurazi gratë e vajzat dhe i postonin në rrjetet sociale
AnalizeFokusHI-TechKryesoreSociale

Dy vëllezër shqiptarë filmonin fshehurazi gratë e vajzat dhe i postonin në rrjetet sociale

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2026 12:30 pm
474 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy vëllezër shqiptarë shfrytëzonin fotot dhe videot që u bënin grave dhe vajzave në fshehtësi për të fituar para nga rrjetet sociale si YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok.

Florian dhe Roland Reka, me origjinë shqiptare dhe banues në Suedi, kanë postuar qindra video të vajzave dhe grave, të cilat më pas i publikonin në rrjetet sociale.

Ky skandal ka ardhur pas një investigimi të bërë nga BBC në disa prej kryeqyteteve të botës.

Videot paraqiteshin si “walking tours” apo “nightlife content”, por në fakt fokusoheshin thuajse ekskluzivisht te gratë me fustane ose funde, shpesh të filmuara nga kënde shumë të ulëta ose nga pas, duke ekspozuar pa pëlqim pjesë intime të trupit.

Florjan Reka djathatas, Roland Reka majtas 

BBC identifikoi mbi 65 kanale online të këtij lloji, me një total prej më shumë se 3 miliardë shikimesh në tre vitet e fundit.

Pamjet janë filmuar kryesisht në qytete si Londra, Oslo, Miami dhe Bangkok, por një nga qendrat kryesore rezulton Manchesteri.

Në investigimin e bërë nga BBC rezulton se Florian Reka dhe vëllai i tij, Rolandi, filmonin gra nga kënde të ulëta, ndërsa mbanin kamerën në lartësinë e belit, duke u shtirur sikur shihnin telefonin.

Sipas BBC-së:

Reka drejton një nga kanalet më të mëdha të këtij lloji në YouTube, me rreth 200 milionë shikime dhe 399 mijë abonentë.

Ai ka gjithashtu një faqe në Facebook me mbi 600 mijë ndjekës.

Kanali i tij është regjistruar si biznes në Suedi, me aktivitet zyrtar “influencer, marketing dhe reklamë”.

Pas kontaktit të BBC-së, YouTube mbylli dy llogari të lidhura me Florian Rekën, por disa video të ngjashme mbeten ende aktive në platforma të tjera. Reka nuk pranoi të komentonte për BBC dhe shmangu takimet me ekipin investigativ, edhe kur ata udhëtuan në Suedi.

Viktimat dhe pasojat

Një prej grave të filmuara, e identifikuar me emrin e ndryshuar “Grace”, zbuloi vetëm nga BBC se pamjet e saj të filmuara nga poshtë fustanit kishin marrë mbi 3 milionë shikime. “Që atëherë ndihem paranojake sa herë dal nga shtëpia,” tha ajo.

Gjithashtu, në dokumentarin e bërë publik nga BBC dalin edhe dëshmi të qindra grave të tjera, të cilat janë shfrytëzuar pavetëdije nga vëllezërit shqiptarë dhe të ngjashmit e tyre në disa kryeqytete të botës.

Marrë nga Vizionplus.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ishulli grek ofron akomodim falas në këmbim të kujdesit ndaj maceve
Artikulli tjetër Ekipi shqiptar niset për lojërat olimpike dimërore në Milano-Kortina

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.