KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim
AktualeAnalizeFinanceFokusHI-TechKryesore

Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2025 6:17 pm
449 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “XUEX”, ku u godit një rrjet mashtrimesh që funksiononte përmes platformave online dhe kriptomonedhave.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe përfshiu kontrolle të shumta në disa qytete të vendit.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar një skemë të sofistikuar piramidale, ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.

Personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim

Në pranga ranë:

Arbër Çela, 38 vjeç, nga Lushnja

Emanuel Taullau, 21 vjeç, nga Lushnja

Flavio Mukaj, 23 vjeç, nga Lushnja

Marius Kodra, 28 vjeç, nga Tirana

Brunilda Todi, 38 vjeçe, nga Divjaka

Brunilda Ndini, 38 vjeçe, nga Divjaka

Ndërkohë, u shpallën në kërkim:

Sh., 35 vjeç, banues në Divjakë

Sh., 29 vjeç, banues në Divjakë

Të gjithë personat e përfshirë dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”, duke vepruar si agjentë kyç të skemës për rekrutimin e pjesëmarrësve dhe orientimin e investimeve të tyre.

Si funksiononte skema piramidale

Hetimet kanë treguar se rrjeti funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku qytetarëve u premtohej fitim i menjëhershëm dhe i sigurt përmes investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Këto platforma ishin në fakt faqet online ose aplikacione që pretendonin të lejonin qytetarët të “investonin” në mënyrë të sigurt dhe të shumëfishonin paratë e tyre. Por në realitet, ato nuk ofronin investime reale; funksiononin vetëm si një mekanizëm për të marrë paratë e investitorëve dhe për t’i shpërndarë ato mes organizatorëve të piramidës.

Skema kishte strukturë klasike piramidale, ku investitorët udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të rinj për të rritur fitimet e premtuara. Sa më shumë anëtarë të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të shfaqeshin në llogarinë tënde virtuale. Megjithatë, përfitimet reale shkonin vetëm tek nivelet e larta të piramidës, ndërsa pjesa më e madhe e investitorëve humbnin kursimet e tyre.

Për rekrutimin dhe udhëzimin e pjesëmarrësve, grupi përdorte grupe të mbyllura në aplikacionin Telegram, ku anëtarët merrnin udhëzime mbi mënyrën e investimit dhe transferimit të fondeve. Kjo krijonte një strukturë të kontrolluar, ku informacioni për aktivitetet e paligjshme mbahej larg syve të jashtëm dhe e bënte më të vështirë ndjekjen e rrjedhjes së parave.

Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, dhe përfshiu gjithsej 83 kontrolle në persona, banesa dhe biznese.

Gjatë operacionit, u sekuestruan si prova materiale:

50 aparate celularë

11 njësi kompjuterike

1 DVR dhe 2 hardisk

1 automjet

4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë dhe 340 franga

Po ashtu, u ngrinë 6 llogari kriptomonedhash, të cilat dyshohet se u përdorën për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet vazhdojnë dhe qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave që premtojnë fitime të menjëhershme dhe të sigurta, të mos lejojnë presionin nga persona të njohur ose dëshira për përfitim të shpejtë t’i bëjë pjesë e skemave piramidale.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Lufta” për licensat e basteve online
Artikulli tjetër Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.