KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mira Murati largohet nga OpenAI
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mira Murati largohet nga OpenAI
AktualeHI-Tech

Mira Murati largohet nga OpenAI

Përditësimi i fundit: 26 Shtator, 2024 7:03 am
306 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë.

Murati kishte shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar në kohën, kur kishte pasur një puç të dështuar kundër themeluesit të firmës, Sam Altman.

Përmes një njoftimi, që ajo ua ka dërguar punonjësve, të cilën e ka shpërndarë edhe në X, Murati tha se “kam marrë vendimin që të largohem nga OpenAI”.

Largimi i Muratit vjen pasi një sërë zyrtarë të lartë të kompanisë së inteligjencës artificiale, që mbështetet nga Microsoft, janë larguar gjatë këtij viti, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman.

OpenAI, kompania që ka në pronësi ChatGPT, është një prej kompanive që ka përjetuar më së shumti rritje në botë.

“Asnjëherë nuk është momenti i duhur që të largohesh nga vendi që e vlerëson, por sërish, ndiej se ky është vendimi i duhur”, tha Murati, inxhinierja 35-vjeçare nga Vlora e Shqipërisë.

“Lansimi i modeleve tona për të folurit të Open AI o1, shënojnë fillimin e një epoke të re të ndërveprimit dhe inteligjencës – arritje të mundësuara nga zgjuarsia dhe mjeshtëria juaj”, tha Murati në njoftimin dërguar punonjësve të OpenAI.

Murati tha se po largohet nga kompania sepse dëshiron të krijojë “kohë dhe hapësirë për të eksploruar”. Ajo shtoi se fokusi i saj kryesor do të jetë që në kompani të ketë një “tranzicion” të lehtë pas vendimit për t’u larguar nga kompania.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, përmes një postimi në X e falënderoi Mira Muratin “për gjithçka”.

Ai tha se Mira Murati ishte një person shumë i rëndësishëm për OpenAI, “për misionin tonë dhe për ne të gjithë personalisht”.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj saj, për ndihmën që nga ka ofruar që të ndërtojmë dhe arrijmë, por mbi të gjitha ndiej mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë në kohë të vështira. Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë ajo tani”, tha ai.

Rritja e OpenAi është përshpejtuar që kur më 2022 lansoi aplikacionin ChatGPT. Aktualisht, besohet se vlera e kompanisë është më shumë se 150 miliardë dollarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e para të borës

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarm për bombë në Presidencën boshnjake
Artikulli tjetër kryebashkiaku i New Jork-ut paditet për lidhje me biznesmenë turq dhe donacione për fushatën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun
Analize Bota Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!
Analize Koment Sociale Sporti Zhvillim 28 Tetor, 2026
Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.