KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis eksperimentimi për të ofruar shërbime celulare direkt nga satelitët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nis eksperimentimi për të ofruar shërbime celulare direkt nga satelitët
AnalizeHI-TechKryesoreSocialeZhvillim

Nis eksperimentimi për të ofruar shërbime celulare direkt nga satelitët

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 10:07 am
105 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Njëri nga operatorët celularë në vend mori në fund të tetorit autorizimin për përdorimin eksperimental të një sasie shtesë spektri të radio-frekuencave për të integruar në rrjetin e vet shërbimin satelitor të SpaceX.

Sipas vendimit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kërkesa e One Albania për përdorimin eksperimental të frekuencave dhe realizimin e testimeve D2D-IMT ka si objekt përdorimin e një blloku spektri prej 2×5 MHz në brezin 2600 MHz për testimin e komunikimeve satelitore Direct-to-Device (D2D), si dhe integrimin teknik të sistemit satelitor me rrjetin celular, për transmetimin nga terminali celular drejt satelitit anasjelltas.

Ky testim shënon nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes grupit hungarez 4iG dhe kompanisë së Elon Musk, për të sjellë shërbimin e komunikimit satelitor direkt në telefonat e zakonshëm celularë. Një shërbim i tillë ka nisur të testohet nga SpaceX/Starlink, në bashkëpunim me operatorë të mëdhenj celularë në disa vende.

Në këtë fazë fillestare, shërbimi përdoret kryesisht për mesazhe tekst (SMS) dhe emergjenca, pasi gjerësia e brezit nuk është ende e mjaftueshme për thirrje zëri me cilësi të lartë apo internet të shpejtë celular, por ndërkohë operatorët po përparojnë me testimet për thirrje zanore dhe transmetim të dhënash (internet).

Avantazhi kryesor që mund të ofrojë një zgjidhje e tillë për momentin është mbulimi me shërbim celular edhe në zonat ku mungon rrjeti tokësor. Një zhvillim i tillë mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm në zonat larg qendrave të banuara dhe në ato me reliev të thyer, ku mbulimi nëpërmjet antenave të vështira është i kushtueshëm dhe nuk ofron shumë leverdi ekonomike për operatorët. Kjo alternativë mund të jetë e rëndësishme për Shqipërinë, ku, për shkak të relievit të thyer, mbulimi me sinjal në zona të caktuara mungon ose është i kufizuar.

Për vitin 2025, AKEP raportonte se Shqipëria kishte një mbulim me sinjal celular në 97% të territorit. Megjithatë, këto të dhëna mbështeten në raportimet e vetë operatorëve dhe nuk janë plotësisht të verifikuara nga rregullatori.

Grupi 4iG planifikon që në fazën e parë ta zbatojë këtë projekt në rrjetet e saj në Hungari dhe Shqipëri. Në këtë fazë, ky shërbim do t’u mundësojë aparatëve ekzistues të lidhen me satelitët LEO të Starlink për mesazhe teksti (SMS) dhe përdorim të aplikacioneve bazë në zonat ku rrjeti tokësor nuk ka mbulim.

Në fazën e dytë, zgjerimi me teknologjinë e re V2 me bazë spektrin 2 GHz do të ofrojë kapacitete 5G satelitore për transmetim dhënash më të shpejta. Kjo fazë parashikohet të shtrihet në të gjitha tregjet ku grupi 4iG është i pranishëm me operatorë celularë, në Shqipëri, Hungari, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbahet sot protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14.00
Artikulli tjetër Imuniteti i Ballukut ndez debatet në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.