KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Siguria kibernetike/ Ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Siguria kibernetike/ Ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin
AnalizeFokusHI-TechKryesoreSociale

Siguria kibernetike/ Ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2026 9:54 am
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare po ashpërson masat për mbrojtjen e infrastrukturave digjitale përmes një projektligji që ndryshon ligjin nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, i nxjerre per konsultim, duke parashikuar gjoba administrative deri në 10 milionë lekë për shkeljet më të rënda. Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional në fushën e sigurisë kibernetike, rritjen e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

Projektligji zgjeron kompetencat e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), duke i dhënë funksione shtesë në prokurimet e përqendruara për trajnimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe në procesin e autorizimit të organeve të vlerësimit të konformitetit. Ndryshimet synojnë gjithashtu forcimin e sistemit të certifikimit të sigurisë kibernetike, në përputhje me skemat kombëtare dhe europiane të certifikimit. Një nga risitë kryesore është krijimi i bazës ligjore për vetëdeklarimin e masave të sigurisë kibernetike nga operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Sipas relacionit, ky mekanizëm do të shërbejë si instrument paraprak për monitorimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore.

Projektligji vendos gjithashtu detyrimin për deklarimin e mënyrës së hostimit dhe administrimit të sistemeve, rrjeteve dhe infrastrukturave të informacionit, duke përfshirë të dhëna mbi vendndodhjen e infrastrukturës dhe përdorimin e shërbimeve cloud apo të virtualizimit. Një tjetër detyrim i ri lidhet me zbatimin e masave për bllokimin, filtrimin, kufizimin, detektimin ose neutralizimin e treguesve të komprometimit (IOC), treguesve të sulmeve (IOA) dhe vulnerabiliteteve të identifikuara nga AKSK, me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike.

Për shkeljen e këtyre detyrimeve parashikohen sanksione të konsiderueshme financiare. Moszbatimi i masave për bllokimin ose neutralizimin e treguesve të sulmeve mund të dënohet me gjobë nga 4 deri në 10 milionë lekë, ndërsa mosdorëzimi në afat i vetëdeklarimit të masave të sigurisë kibernetike parashikohet të ndëshkohet me gjobë prej 5 milionë lekësh. Projektligji parashikon gjithashtu përmirësimin e organizimit dhe funksionimit të CSIRT-eve sektoriale, strukturat që merren me menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike, me synimin për të forcuar koordinimin ndërmjet nivelit sektorial dhe atij kombëtar.

Një risi tjetër institucionale është ngritja e Grupit Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike pranë AKSK-së. Në të do të marrin pjesë përfaqësues të Autoritetit, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Grupi do të merret me shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbimet publike.

Sipas relacionit, zbatimi i projektligjit do të ketë edhe kosto financiare për buxhetin e shtetit, të lidhura kryesisht me personelin e specializuar dhe funksionimin e strukturave të reja. Efekti financiar për funksionimin e plotë të CSIRT-eve sektoriale vlerësohet në 350–450 milionë lekë në vit, ndërsa për fazën fillestare gjatë vitit 2026 parashikohet një kosto prej 120–150 milionë lekësh. Këto shpenzime do të mbulohen nga buxhetet ekzistuese të institucioneve përgjegjëse.

Sipas qeverisë, ndryshimet pritet të rrisin nivelin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike, të përmirësojnë aftësitë parandaluese dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike, si dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e sigurisë kibernetike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
Artikulli tjetër Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro shtesë në vit, për taksën e pronës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.