KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2026 9:49 am
196 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Më 20 qershor, dhjetra-mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën në Tiranë në protestën më të madhe ndër dekada që kishte parë vendi, në një mobilizim të pazakontë mbarëkombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

E dominuar nga simbolet kombëtare dhe sloganet patriotike, protesta e asaj nate u konsiderua më e madhja në vazhdën e protestave të përnatshme që prej 31 majit.

Në një përpjekje të vazhdueshme për të anatemuar protestën dhe protestuesit, kryeministri Rama e etiketoi atë si ‘hordhi pushtuese’ – një ndërhyrje e papranueshme sipas tij në punët e një shteti tjetër.

Si ilustrim për këtë, ai përdori pjesmarrjen e disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke i paraqitur ata si instrumente politike të përdorura për destabilizimin e Shqipërisë. Në deklaratën e tij, Rama sugjeroi se pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestë dëmtonte imazhin ndërkombëtar të shqiptarëve dhe i shërbente kundërshtarëve të Kosovës.

Ai shkoi më tej duke e cilësuar përdorimin e flamurit të UÇK-së në protestë si “përdhosje”, duke e paraqitur atë jo si simbol kombëtar apo politik, por si instrument urrejtjeje kundër qeverisë së Tiranës. Ai përdori vazhdimisht terma përçmues për aktivistët e lidhur me Vetëvendosjen, edhe pse në fund ai e përjashtoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti nga përgjegjësia.

Mesazhi i Ramës u përforcua edhe nga deputeti Ulsi Manja, i cili kërkoi publikisht që qeveria e Kosovës të distancohej nga protestuesit, duke e quajtur pjesëmarrjen e tyre një “turp” dhe “hajvanllëk”.

Gjuha e përdorur nga kryeministri dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste konsiderohet si nxitje e përçarjes mes shqiptarëve në rajon si dhe një përpjekje për të devijuar krizën politike.

Gazetari Enver Robelli me banim në Zvicër i tha BIRN se sulmet ndaj shqiptarëve të rajonit janë pjesë e përpjekjes së Ramës për të ndërtuar figurën e një armiku të jashtëm, në një moment kur protestat po sfidojnë drejtpërdrejt legjitimitetin e qeverisë së tij.

Ai vlerëson se duhet të shihet si një gjë normale pjesëmarrja e kosovarëve në protestat që mbahen në Shqipëri, në kontekstin e një hapësire komunikimi të  ‘albanosferës’, ndërsa fokusi duhet të jetë tek arsyet pse protestohet.

“Mes 70 mijë protestuesve në Tiranë mund të jenë 70 nga Kosova. Ata 70 mijë po protestojnë kundër tri “K”-ve të qeverisë që po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare: korrupsionit, kriminalitetit dhe klientelizmit,” tha Robelli për BIRN.

“Pasi ka tentuar t’i etiketojë protestuesit si agjentë të huaj dhe i ka krahasuar me falanga të Mussolinit dhe kjo gjuhë brutale vetëm ka mllefosur njerëzit edhe më shumë, tani radhën e kanë shqiptarët e Kosovës si fajtorë kujdestarë,” shtoi ai.

Edhe Kim Mehmeti, shkrimtar dhe publicist nga Maqedonia e Veriut dhe një kritik i zëshëm i kryeministrit Edi Rama e vlerëson të drejtë pjesmarrjen e shqiptarëve kudo që ndodhen për ta mbrojtur Shqipërinë “qoftë nga të huajt e qoftë nga hajdutët shqiptarë”.

Mehmeti i krahason deklaratat e Ramës me ato të Enverit, që sipas tij shfaqin mendësinë se shqiptarët jashtë Shqipërisë janë “tepricë e damshme dhe armiqësore”.

“Dëmin që ia ka bë Piktori shqiptarisë tani kulmon me orvatjet e tij që të na coptojë, të bëhemi popull që flet të njëjtën gjuhë, por që nuk guxon të mendojë shqip e të veprojë mbarëshqiptarçe,” tha Mehmeti.

Mehmeti thekson se Shqipëria është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të saj, por e akuzoi Ramën se nuk i di këto, pasi për të “Bota Shqiptare nis e përfundon deri aty ku ai mund të zhvasë i papenguar”.

Ndërsa Mehmeti e sheh problemin kryesisht në planin identitar dhe kombëtar, shkrimtari Primo Shllaku e lexon reagimin e Ramës përmes krizës politike të brendshme dhe retorikën e tij ndaj protestuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si shenjë të presionit që ka prodhuar mobilizimi i protestës me një emërues të përbashkët, që është abuzimi me pushtetin.

Shllaku e lexon angazhimin e shqiptarëve të vendeve të tjera në Rajon në protestën e shqiptarëve kundër qeverisë ‘Rama” si të përligjur dhe të duhur, ndërsa reagimin e Ramës si shenjë të “ankthit të thellë”.

“E para, mos të harrojmë se në preambulën e Kushtetutës tonë parashikohet që Republika e Shqipnisë e ka për detyrë të kujdeset për bashkëkombësat e vet kudo që ndodhen në botë. Por edhe në Kushtetutën e Kosovës ndodhet një nen kushtetues, i cili thotë shprehimisht se Shqiptarët e Kosovës, Republika e Kosovës, e ka për detyrë të kujdeset për bashkëkombasit e vet kudo ndodhen në botë,” tha Shllaku, duke e konsideruar bashkimin në protestë si legjitim.

Po ashtu, Shllaku vë në dukje faktin që shumë nga ata që kanë qenë në shesh janë shqiptarë të Kosovës, që janë edhe nënshtetas të Republikës së Shqipërisë dhe anasjelltas dhe i kujton Ramës se kur i duheshin për “vitrinë e për formalitet” emëronte në qeveri ministra nga Kosova.

Duke i konsideruar deklaratata si një “tentativë me arnue situatën dhe me zvogëlue presionin”, Shllaku vlerëson se këto deklarata po ashtu shigjetojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ato fjalë që ai i thotë për Albinin më shumë janë hipokrite, sepse në mënyrë të tërthortë ai e akuzon Albin Kurtin për atë punë,” tha Shllaku, duke shtuar se lufta kundër abuzivizmit të pushtetit është “lufta e shenjtë e shqiptarëve të sotëm”.

Sipas Robellit, gjuha intimiduese e Ramës dhe ministrave të tij po nxit edhe më shumë përçarje mes shqiptarëve dhe urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, një fakt që sipas tij dallohet në komentet e lexuesve të portaleve pro-qeveritare të Tiranës.

“Ky është një zhvlerësim racist brenda pjesëtarëve të një kombi,” përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm CNN për protestat: “Protestuesit duan ta gëzojnë bregdetin e tyre”
Artikulli tjetër Siguria kibernetike/ Ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.