KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vodafone realizon me sukses video-telefonatën e parë hapësinore, në Botë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vodafone realizon me sukses video-telefonatën e parë hapësinore, në Botë
AktualeHI-TechTe Tjera

Vodafone realizon me sukses video-telefonatën e parë hapësinore, në Botë

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2025 9:47 am
227 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë duke përdorur telefona inteligjentë 4G/5G dhe satelitë, që do t’u mundësojë përdoruesve të shumtë në zona pa mbulim celular të bëjnë dhe të marrin video call, të kenë akses në internet dhe të përdorin shërbimin e mesazheve online. Kjo është e vetmja teknologji satelitore e llojit të saj e ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, duke i hapur rrugën lidhjeve universale digjitale dhe duke mbyllur boshllëqet e lëna nga mbulimi i kufizuar me rrjet celular.

Video-telefonata u bë midis Rowuan Chesmer, një inxhinier i Vodafone dhe Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, nga një zonë e thellë në Uells të Britanisë së Madhe, duke përdorur satelitë të ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, në bashkëpunim me partnerin e Vodafone, AST SpaceMobile.
Ndryshe nga shërbimet e sotme satelitore, përdoruesit nuk kanë nevojë për një antenë të veçantë satelitore, as për një terminal apo telefon satelitor të shtrenjtë për të përfituar nga lidhja e plotë me brez të gjerë celular. Shërbimi që ata do të marrin bazohet në përvojën ekzistuese të rrjeteve celulare 4G dhe 5G, duke u mundësuar atyre të përdorin telefonat inteligjentë të përditshëm dhe për të kaluar automatikisht nga rrjeti hapësinor tek ai tokësor dhe anasjellas.

“Detyra e Vodafone është të sigurohet se të gjithë janë të lidhur në rrjet, pavarësisht se ku ndodhen. Rrjeti ynë i avancuar evropian 5G tani do të plotësohet me teknologjinë më të avancuar satelitore. Ne po iu sjellim klientëve rrjetin më të mirë dhe po iu sigurojmë akses atyre që nuk e kanë pasur kurrë më parë në komunikimet celulare. Kjo do të reduktojë hendekun digjital, duke mbështetur njerëz nga gjithë Evropa të ruajnë kontaktet me miqtë dhe familjen, si dhe të sigurojnë ndërlidhje në raste urgjencash”, tha Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group.

Ky është i vetmi shërbim satelitor sot në botë që operon nga orbita e ulët e Tokës dhe ofron brez të gjerë celular direkt në shumë telefona inteligjentë 4G ose 5G apo funksionon pa probleme si një zgjatim i rrjeteve kryesore të Vodafone në tokë. Sateliti është një teknologji plotësuese, që ofron mbulim të vlefshëm aty ku aktualisht nuk ekziston asnjë alternativë e mundshme celulare ose fikse. Së bashku, shërbimi satelitor dhe rrjeti tokësor do t’i japin Evropës një infrastrukturë komunikimi për përdorim në çdo vend, duke përfshirë malet apo dhe në det të hapur.

Call-i i sotëm është një arritje historike për Evropën në këtë front të ardhshëm emocionues të teknologjisë. Vjen 40 vjet pasi Vodafone bëri thirrjen e parë celulare në Mbretërinë e Bashkuar, kur Michael Harrison telefonoi babain e tij, Sir Ernest Harrison, themeluesin dhe drejtuesin e parë të Vodafone, vetëm pas mesnatës së 1 janarit 1985 nga Sheshi i Parlamentit, Londër.

Vodafone Group synon të ofrojë shërbimin e parë komercial satelitor me brez të gjerë direkt në smartphone brenda 2025-ës ose 2026-ës.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter

Ahmetaj: Po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës, për Ron Yefet

Dje rrethuan Kryeministrinë, sot protestuesit para Kuvendit

Kuvendi nis sesionin e ri, në fokus reforma territoriale dhe ndryshimet në qeveri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë është USAID, pse kërkohet mbyllja dhe cilat janë pasojat e ngrirjes së fondeve
Artikulli tjetër Elon Musk merr në dorë kontrollin e pagesave të Thesarit të SHBA-ve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 8 Shtator, 2026
Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 8 Shtator, 2026
Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.