KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreSociale

Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2026 12:01 pm
442 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar ankimimin e një prej kompanive pjesëmarrëse në tenderin e madh të internetit dhe intranetit për institucionet qeveritare, duke i hapur rrugë AKSHI-t për të vijuar me procedurat e shpalljes së fituesve finalë dhe lidhjen e kontratave.

Burime pranë Komisionit të Prokurimit Publik bëjnë me dije për Skyweb.al se KPP ka rrëzuar ankimimin e kompanisë Albanian Satellite Communication, me argumentin se, përpara se t’i drejtohej Komisionit, kompania duhej të kishte paraqitur më parë ankesat pranë autoritetit kontraktor, që në këtë rast është AKSHI.

Një tjetër argument i përdorur nga KPP lidhet me ofertën financiare të kompanisë ankuese, e cila rezulton të ketë qenë rreth dhjetë herë më e lartë se fondi limit i tenderit.

Sipas Komisionit, kjo e bën ofertën të pakualifikueshme për t’u shqyrtuar në kuadër të një ankimi administrativ.

Vendimi i KPP pritet të shpallet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.

Pas këtij vendimi, AKSHI duhet të vijojë me shpalljen e fituesve finalë, ku sipas burimeve, në garë mbeten bashkimet e operatorëve Abissnet me MC Networking dhe Nisanet, si edhe Abissnet me Digicom dhe Albanian Telecommunications Union.

Skyweb.al ka raportuar më herët për këtë tender, i cili është shoqëruar nga një proces i gjatë ankimimesh dhe anulimesh, deri në rishpalljen e procedurës nga AKSHI.

Në fazat e mëparshme, kompani si One Albania dhe Albanian Satellite Communication kishin argumentuar në Komisionin e Prokurimit Publik se, me fondin limit rreth 5.1 milionë euro, ishte e pamundur të ofrohej shërbimi i kërkuar nga AKSHI. Megjithatë, këto pretendime nuk janë marrë parasysh dhe fondi limit nuk është ndryshuar.

Me vendimin e sotëm të Komisionit të Prokurimit Publik, AKSHI duhet të vijojë me shpalljen e fituesve përfundimtarë dhe me lidhjen e kontratave, për të ndarë institucionet që do të mbulohen nga kompanitë fituese.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 2800 ton mbetje në Porto Romano
Artikulli tjetër Bora bllokon plotësisht aksin Qafë Thore-Theth

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.