KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2800 ton mbetje në Porto Romano
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 2800 ton mbetje në Porto Romano
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

2800 ton mbetje në Porto Romano

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2026 11:56 am
248 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Durrësit ka zbardhur vendimin për vendosjen e 33 masave sigurie ndaj administratorëve të kompanive private dhe zyrtarëve shtetërorë, pas hetimeve mbi menaxhimin e paligjshëm të 102 kontejnierëve me mbetje të rrezikshme të depozituara mes Porto Romanos dhe Shën Avlashit

Prokuroria e Durrësit njofton se nga analizat laboratorike të kryera në Itali u zbulua se, “mbetjet përmbanin elementë toksikë me rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, veçanërisht për ekosistemet ujore”.

Pas ekspertimit, Prokuroria Durrës vëren se “ jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis”.

ECURIA

Faktoje ka raportuar më herët për mungesë të laboratorëve të çertifikuar për kryerjen e analizave të 2800 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme. Ndërkohë pas një viti sorollatje Prokuroria e Durrësit mori vendimin që ekspertiza të kryhej në Itali.

Fillimisht, Prokuroria e Durrësit i kërkoi tre institucioneve shtetërore, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Fakultetit të Gjeologji Minierave dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës që të merrnin kampionë në këto kontejnerë dhe kryenin analizat nëse mbetjet ishin toksike, apo “oksid hekuri” siç paraqitej në dokumentacion nga kompania transportuese “Sokolaj shpk”.

Të trija këto institucione i kthyen përgjigje zyrtare Prokurorisë së Durrësit (më herët edhe Faktojes përmes kërkesave për informacion) se nuk kishin as laboratorë dhe as ekspertë për kryerjen e kësaj ekspertize.

BAN

Organizata mjedisore ndërkombëtare “Basel Action Netëork” (BAN) me qendër në Seatle të Shteteve të Bashkuara, ngriti shqetësimin se në anijen “Molivia” të nisur nga Shqipëria më 4 korrik 2024 nëpërmjet Portit të Durrësit fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme. Mbetjet dyshohej se ishin marrë nga pluhuri i furnaltave të kompanisë Kurum në Elbasan e cila vepron në fushën e përpunimit të skrapit për prodhim hekuri.

BAN mori të dhëna që kjo anije bashkë me (Oksidin e Hekurit) po transportonte EAFD.

Përbërësi EAFD është material i cili vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike, si (Cadmiumi dhe Kromi), të cilat konsiderohen të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin, çka detyroi vendin pritës Tajlandën që të kthente pas mbetjet, duke e rikthyer anijen sërish në Durrës me 28 shtator të vitit të kaluar.

Porto Romano

Faktoje raportoi në tetor të vitit të kaluar se në pjesën lindore të zonës industriale të Porto Romanos ndodheshin 102 kontejnerët të dyshuara se mund të përmbajnë mbetje toksike. Ato vijojnë të jenë ende aty.

Zona ku janë vendosur është lagunore dhe çdo rrjedhje e mundshme dhe dekompozim nga qëndrimi i gjatë në kontejnerë mund të përbëjë rrezik si për kontaminimin e tokës dhe ujërave nëntokësorë, por edhe drejtpërdrejtë për banorët, shtëpitë e të cilëve nuk janë më shumë se 200 metra larg.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përplasja Rama-gjyqtarë. po kthehet në “luftë” propagandistike
Artikulli tjetër Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Leksione se si ulen çmimet
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.