KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
AktualeAnalizeKryesoreKultureOpinionSociale

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 10:38 am
109 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Aktivistë dhe artistë zhvilluan këtë të enjte një aksion simbolik para Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku ngjitën postera me mbishkrimet “Ministria e Ahengut”, “Ministria e Turpit” në shenjë proteste ndaj financimit të koncertit të Kanye West me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit.

Sipas aktivistëve dhe artistëve, ky akt proteste denoncon atë që ata e konsiderojnë një përmbysje të prioriteteve publike, në një kohë kur institucionet kulturore shqiptare vuajnë prej vitesh nga mungesa e investimeve, ndërsa artistët vendas mbeten ndër më pak të mbështeturit në rajon.

Në komunikatën e lexuar gjatë aksionit, aktivistët deklaruan se Shqipëria përballet me një sërë emergjencash dhe nevojash publike, por sipas tyre, qeveria ka zgjedhur të financojë koncertin e një artisti që “së fundmi ka mbështetur nazizmin, antisemitizmin dhe ka justifikuar skllavërinë”.

“Teksa vendi ka nevojë për mbrojtjen e mjedisit nga zjarret, spitalet kanë nevojë për ilaçe dhe universitetet për kërkim shkencor, për qeverinë shqiptare asnjë prej këtyre nuk është prioritet. Spektakli është prioritet i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve”, lexoi në deklaratë aktivistja Ermela Çelaku.

Si një veprim simbolik, duke e paralelizuar me biletat e koncertit të reperit amerikan Kanyw West, aktivistët grisën disa bileta me shifrat e ulëta të mbështetjes së artit dhe kulturës shqiptare.

Aktivistët ngritën gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar sektori i kulturës gjatë viteve të fundit. Ata argumentuan se Ministria e Kulturës ka pasur vazhdimisht një nga buxhetet më të ulëta mes institucioneve qendrore, ndërsa shpenzimet publike për kulturën përfaqësojnë vetëm rreth 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, disa herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit dhe e Bashkimit Evropian.

“Në 13 vitet e fundit, Ministria e Kulturës ka qenë ministria me buxhetin më të vogël në krahasim me ministritë e tjera. Për çdo 100 lekë që shpenzon qeveria Shqiptare, vetëm rreth 5 lekë shpenzohen për kulturën”, thuhej në deklaratë, ndërsa sollën në krahasim situatën me Kosovën, ku sipas tyre Shqipëria e financon Qendrën Kombëtare të Kinematografisë 1.8 milion euro, ndërsa Kosova 2.7 milion euro.

Në deklaratë u theksua se, ndërkohë që qeveria ka vendosur të financojë koncertin e Kanye West me rreth 4 milionë euro, për thirrjen e hapur për mbështetjen e artistëve shqiptarë gjatë vitit 2026 janë planifikuar vetëm 1.9 milionë euro.

“Përgjatë pandemisë qeveria e la të gjithë komunitetin artistik jashtë institucioneve publike pa asnjë mbështetje financiare apo pagë lufte, duke e shndërruar në një nga komunitetet më të diskriminuara përgjatë Covidit”, deklaruan ata.

Aktivistët kritikuan edhe gjendjen e institucioneve publike të kulturës. Sipas tyre, Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve vijojnë të jenë të mbyllura, Teatri Kombëtar është shembur, ndërsa vendi ende nuk ka një muze të artit bashkëkohor.

“Biblioteka Kombëtare dergjet në një gjendje të mjerë, ku librat nuk shërbehen jashtë saj teksa rrinë brenda në arka bananesh në mungesë të hapësirave arkivuese. Ndërsa Arkivi Qendror i Filmit nga mungesa e buxhetit ka nxjerrë filmat shqiptar për “adoptim” me nismën ndaj çdo qytetari të mundshëm financues “Adopto Një Film për Restaurim”, u shprehën aktivistët.

Sipas protestuesve, në tre vitet e fundit ministria ka ndryshuar dy herë emërtimin dhe strukturën, duke kaluar nga Ministria e Kulturës në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e më pas në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Ministria e kulturës është kthyer në një agjenci që organizon evente spektakli”, thuhet në deklaratë.

Protestuesit kërkuan trefishim të buxhetit për kulturën,, mbështetje më të madhe për artistët shqiptarë dhe mbrojtje sociale për punonjësit e sektorit. Ata kritikuan edhe centralizimin e vendimmarrjes për kulturën dhe administrimin e një pjese të trashëgimisë kulturore përmes fondacioneve private.

Aksioni vjen pas polemikave të ditëve të fundit mbi përdorimin e fondit rezervë të shtetit për koncertin e Kanye West. Vendimi i qeverisë ka nxitur debate publike mbi kriteret e përdorimit të këtij fondi dhe prioritetet e shpenzimeve publike, ndërsa organizatorët e protestës e cilësuan financimin si simbol të “përçmimit ndaj kulturës shqiptare” dhe kërkuan që investimet publike të orientohen drejt artistëve dhe institucioneve kulturore të vendit.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Artikulli tjetër Biletat e Kanye West mbeten stok

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.