KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 10:35 am
96 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Resorti luksoz i parashikuar për tu ndërtuar në Zvërnec i lidhur me Jared Kushner ka mbërritur në parlamentin holandez, ku deputetë kanë ngritur shqetësime mbi përdorimin e kompanive “guaskë” dhe strukturat financiare të projektit.

Deputetët Luc Stultiens dhe Julian Bushoff nga partia progresiste PRO kanë depozituar pyetje parlamentare, drejtuar Ministrit të Financave (Eelco Heinen) dhe Sekretarit të Shtetit për Financat Sandra Palmen, duke kërkuar sqarime për rolin e kompanive holandeze në projekt.

Në një dokument me pyetje parlamentare, tashmë të depozituar dhe të bërë publik, deputetët kërkojnë të dinë nëse qeveria është në dijeni të hetimit të SPAK-ut, si edhe nëse strukturat e pronësisë në Holandë po përdoren për të fshehur pronarët përfitues.

Po ashtu, kërkojnë bashkëpunim me autoritetet shqiptare për identifikimin e pronarëve përfitues të kompanive të përfshira.

Rregulla më të forta kundër strukturave të fshehta financiare

Në një intervistë për Citizens.al, deputeti holandez Luc Stultiens tha se pyetjet parlamentare të drejtuara qeverisë së Holandës për këtë çështje ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare, edhe pse afati standard për kthimin e përgjigjeve ka kaluar. Sipas tij, kjo tregon se çështja kërkon një trajtim serioz dhe se qeveria duhet të japë sqarime sa më shpejt.

Stultiens, i cili së bashku me deputetin Julian Bushoff ka kërkuar shpjegime nga Ministri holandez i Financave dhe Sekretari i Shtetit, thotë se një nga shqetësimet kryesore lidhet me mënyrën se si struktura të regjistruara në Holandë mund të përdoren për të maskuar rrjedhat financiare.

Sipas tij, Holanda duhet të sigurohet që kompanitë, fondacionet apo forma të tjera juridike të mos shndërrohen në mjete për të fshehur identitetin e pronarëve përfitues apo burimin e parave.

“Transparenca është thelbësore”, është mesazhi i deputetit holandez, i cili argumenton se gazetarët, politikanët dhe publiku duhet të kenë mundësi të kuptojnë se kush qëndron pas investimeve të mëdha dhe nëse ekziston ndonjë aktivitet i padëshiruar.

Duke folur për rrezikun që sistemi financiar holandez të përdoret për kapital me origjinë të dyshimtë nga vende me nivele të larta korrupsioni, Stultiens shmang etiketimet, por pranon se boshllëqet ekzistojnë.

“Ne nuk do ta quanim Holandën një lavanderi financiare, por rreziku që strukturat holandeze të përdoren për të fshehur rrjedha të dyshimta parash është real”, u shpreh deputeti holandez Luc Stultiens.

Stultiens thekson se përgjegjësia e tij lidhet me forcimin e rregullave në vendin e tij dhe jo me gjykimin e institucioneve shqiptare. Për të, zgjidhja është më shumë transparencë mbi pronarët përfitues, kontrolle më të forta dhe rregulla që e bëjnë më të vështirë krijimin e strukturave sekrete financiare.

Ndërsa qeveria holandeze pritet të japë përgjigjet zyrtare, deputeti bëri të qartë se do të vazhdojë ta ndjekë çështjen. Për të, debati nuk është vetëm për një investim të caktuar, por për mënyrën se si sistemet financiare evropiane duhet të parandalojnë përdorimin e tyre për të fshehur para dhe interesa të padukshme.

Si ndërlidhet Holanda me projektin e Kushner?

Holanda shfaqet në këtë projekt përmes strukturës së pronësisë së kompanisë që po zhvillon investimin në Zvërnec. Sipas dokumenteve zyrtare, “Zvërnec South Adriatic Development”, kompania që ka zhvilluar punimet paraprake në zonën e mbrojtur, kontrollohet përmes disa shoqërive të regjistruara në Holandë, përfshirë “Universal Properties Projects B.V”, “Blue Industries Investment Holding B.V” dhe “Dutch Trust Management B.V”.

Kjo strukturë me disa nivele pronësie ka ngritur pyetje mbi transparencën e kompanive dhe identifikimin e pronarëve përfitues.

Debati është intensifikuar edhe për shkak të hetimeve të SPAK-ut mbi transaksionet e tokave në zonën e Zvërnecit, ku sipas vendimit të gjykatës të datës 10 qershor janë sekuestruar mbi 128 milionë euro nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, fonde që dyshohet se janë përdorur në transaksione të shitblerjes së tokave në këtë zonë.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë do të ndodhë me protestën
Artikulli tjetër Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.