KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet Oscar/ Kush janë favoritët për të fituar?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çmimet Oscar/ Kush janë favoritët për të fituar?
AktualeAnalizeKryesoreKultureSociale

Çmimet Oscar/ Kush janë favoritët për të fituar?

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 11:08 am
470 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa lista e shkurtër e kandidatëve për çmimet prestigjioze Oscar pritet të shpallet këtë javë, revista The Hollywood Reporter ka publikuar parashikimet e saj për fituesit e mundshëm, bazuar në analizën dhe modelin matematik të ekspertit Ben Zauzmer.

Analiza e Zauzmer përdor të dhëna nga çmimet e viteve të mëparshme dhe modele statistikore të sezonit aktual të çmimeve për të parashikuar nominimet për Oscar 2026. Sipas kësaj analize, bazuar edhe në buxhetet dhe ndikimin e filmave, kryesues për çmimin Filmi më i Mirë është “One Battle After Another”, i ndjekur nga “Sinners”, “Hamnet”, “Marty Supreme” dhe “Frankenstein”.

Këta pesë filma pritet të jenë pjesë e listës së ngushtë të të nominuarve, e cila do të shpallet më 22 janar. Po ashtu, filmat “Sentimental Value” dhe “Train Dreams” konsiderohen se kanë shanse të mira për t’iu bashkuar kësaj liste.

Në kategorinë e Regjisorit më të Mirë, modeli matematik i Ben Zauzmer parashikon si favorit Paul Thomas Anderson për filmin “One Battle After Another”. Pas tij renditet Ryan Coogler, regjisori i “Sinners”, ndërsa në vendin e tretë është Chloé Zhao për “Hamnet”. Josh Safdie (“Marty Supreme”) dhe Guillermo del Toro (“Frankenstein”) kanë shanse pak më të ulëta, por pothuajse të barabarta mes tyre.

Sa i përket kategorisë së Aktorit më të Mirë, gara pritet të jetë e fortë mes Michael B. Jordan (“Sinners”), Leonardo DiCaprio (“One Battle After Another”), Timothée Chalamet (“Marty Supreme”), Wagner Moura (“The Secret Agent”) dhe Ethan Hawke (“Blue Moon”).

Në kategorinë e Aktores më të Mirë, sipas parashikimeve të The Hollywood Reporter, në krye janë Jessie Buckley (“Hamnet”) dhe Rose Byrne (“If I Had Legs I’d Kick You”).

Ndërkohë, gara për Aktorin më të Mirë Mbështetës udhëhiqet nga Stellan Skarsgård (“Sentimental Value”), i ndjekur nga Benicio del Toro dhe Sean Penn (të dy në “One Battle After Another”), Paul Mescal (“Hamnet”), si dhe Jacob Elordi (“Frankenstein”) dhe Adam Sandler (“Jay Kelly”).

Edhe kategoria e Aktores më të Mirë Mbështetëse dominohet nga filmi “One Battle After Another”, me Teyana Taylor si favorite, e ndjekur nga Amy Madigan (“Sinners”) dhe Inga Ibsdotter Lilleaas (“Sentimental Value”).

Lista zyrtare e nominimeve pritet të konfirmojë nëse këto parashikime do të rezultojnë të sakta në garën për çmimet më prestigjioze të kinemasë botërore.

 

Marrë nga The Hollywood Reporter

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fitore epike e Real Sociadadit ndaj Barcelonës
Artikulli tjetër Beteja për Groenlandën/ Analiz: Evropa drejt ‘divorcit’ me Amerikën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.