KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
AktualeKultureRajoniSociale

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Përditësimi i fundit: 18 Dhjetor, 2024 2:24 pm
244 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një Muzeu të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, me qëllim “dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë”.

Në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, u tha se objektivi kryesor është “krijimi i një institucioni publik, përkujtues dhe prezantues të historive dhe përvojave nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se muzeu “është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi, sa e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale, aq edhe dëshmi se Republika e Kosovës edhe ka ngadhënjyer, edhe nuk harron”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se muzeu i ri “synon edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave” dhe “prezantimin e përjetimeve të të mbijetuarve, që historitë e tyre të mos harrohen”.

Muzeu, shtoi ai, “synon paqen e qëndrueshme, duke u siguruar që e kaluara e dhunshme të jetë e dëshmuar, të kujtohet dhe të mos përsëritet”.

Çeku ka thënë se ky muze do të themelohet fillimisht si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muzetë, ai pritet të shndërrohet në institucion të pavarur muzeor të nivelit kombëtar.

Institucioni i muzeut synohet të vendoset në ndërtesën ku aktualisht vepron MKRS, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Propozimi për themelimin e muzeut u mbështet nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbledhje, me përjashtim të atij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili abstenoi në votim.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europol dhe SPAK godasin rrjetin e pastrimit të parave
Artikulli tjetër Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.