KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ku shkojnë monedhat që hidhen në shatërvanin e famshëm Trevi në Romë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Te Tjera > Ku shkojnë monedhat që hidhen në shatërvanin e famshëm Trevi në Romë?
KultureSocialeTe Tjera

Ku shkojnë monedhat që hidhen në shatërvanin e famshëm Trevi në Romë?

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 8:37 am
177 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një nga traditat më të vjetra për vizitorët në Romë është hedhja e një monedhe në shatërvanin e famshëm Trevi përpara largimit nga ‘qyteti i përjetshëm’. Sipas gojëdhënës, monedha duhet hedhur me dorën e djathtë mbi supin e majtë ndërsa i ke kthyer shpinën shatërvanit. Por ku shkojnë monedhat e hedhura në shatërvanin e ‘fatit’ nga miliona turistë nga mbarë bota që vizitojnë destinacionin e rrallë që i përket shekullit të 18?

Për një turist që viziton për herë të parë Romën dhe dëshiron të rikthehet në ‘qytetin e përjetshëm’ mjafton hedhja e një monedhe në shatërvanin Trevi dhe shprehja e dëshirës, të paktën kështu thotë gojëdhëna. Çdo vit miliona turistë vizitojnë Romën dhe hedhin miliona monedha në shatërvanin Trevi. Por ku shkojnë këto para?

Për më shumë se 15 vjet, falë një marrëveshje me qytetin e Romës, shoqata bamirëse katolike ‘Caritas’ ka përdorur rreth një milion e gjysmë monedha të mbledhura çdo vit për të financuar aktivitetet bamirëse. Dy herë në javë, punonjësit e kompanisë ACEA, që furnizon Romën me ujë dhe energji, i mbledh monedhat e hedhura në shatërvan.

“Mbledhja e monedhave bëhet me një pompë dhe pajisje specifike”, thotë Marco Tesan, menaxher i ujësjellësit.

Tradita kërkon që t’i ktheni shpinën shatërvanit kur hidhni monedhën dhe shpesh herë aty bien edhe gjëra të tjera.

“Siç mund ta imagjinoni, kemi gjetur byzylykë, varëse qafe dhe shumë gjëra të tjera”, thotë zoti Tesan.

Gabriela Finxton, turiste nga Kili, thotë se është e kënaqur që paratë shfrytëzohen për bamirësi.

“Më pëlqen që këto para shfrytëzohen për bamirësi. Është mjaft e çmueshme që paratë e mbledhura nga ky qytet i shenjtë përdoren për të ndihmuar njerëzit në nevojë në të gjithë botën. Ky gjest është një shenjë shprese, ndihme dhe bamirësie që të jep gëzim”.

Hamid Jahani është turist nga Australia.

“Është mënyra e duhur që paratë e hedhura nga turistët në shatërvan të shkojnë tek të varfëritë. Kjo ndjenjë e njerëzve që hedhin monedhat udhëton dhe shkon tek ata njerëz në nevojë që i marrin ato”.

Në çantat e bardha të shoqatës ‘Caristas’ hidhen monedhat e mbledhura në shatërvan. I gjithë procesi zhvillohet në prani të policisë bashkiake, e cila rrethon zonën. Çantat me monedha peshohen dhe shënohen në raportin zyrtar të policisë, duke siguruar transparencën e procesit.

Vullnetarët e shoqatës ‘Caritas’ i pastrojnë monedhat, i ndajnë në bazë të shteteve që u përkasin dhe i konvertojnë në monedhën euro. Drejtori i shoqatës ‘Caritas’, Giustino Trincia, thotë se gjatë viteve të fundit janë mbledhur rreth 1.3 deri 1.5 milionë euro.

“Mbi 50% e parave të mbledhura shkojnë për familjet e varfra në të gjithë botën. Shumica e turistëve që hedhin monedhat në shatërvanin Trevi vijnë nga vende të ndryshme të botës. Por edhe në Itali ka shumë familje të varfra që janë nga pjesë të ndryshme të botës, jo nga Evropa”.

Me paratë e mbledhura financohen shumë projekte në ndihmë të familjeve të varfra, që nga ushqimet, qendrat mjekësore, ilaçet apo të tjera. Një dëshirë e shprehur tek shatërvani Trevi për të vizituar përsëri Romën, e tjetërsuar në një bekim për njerëzit në nevojë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ferrari dominon në Texas
Artikulli tjetër Ish-deputeti ndihmoi Hajrin të fshihej, pasi u shpall në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Koment 29 Prill, 2026
SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj
Aktuale Fokus Korrupsion Kryesore Politike 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.