KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij
AnalizeKryesoreKulture

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 1:48 pm
188 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Teatri “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit bashkëjeton prej dekadash me Termat Antike – një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike të qytetit. Dhjetra kolona me lartësi deri në 10 metra, të cilat janë instaluar në sipërfaqen e Termave, mbajnë mbi shpinë thuajse gjysmën e godinës 60-vjeçare të teatrit.

Por ndërsa teatri po i nënshtrohet restaurimit përmes një financimi të Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës, monumenti arkeologjik vazhdon të mbetet në hijen e tij.

Sipas Bjord Xhafës, guidë turistike, termat nuk bëjnë pjesë në shumicën e programeve të grupeve turistike, pasi zbritja në to është e papërshtatshme.

“Shkallët janë të vështira për t’u zbritur, ndërsa shkurret janë mjaft të pranishme. Pa harruar që megjithëse ndodhet në katin e nëndheshëm të godinës, monumenti mbetet krejtësisht i pandriçuar,” tha Xhafa.

Termat antike u zbuluan në fillim të viteve ’60 nga profesor Vangjel Toçi, duke e vonuar dhe ndryshuar projektin e qendrës së Kulturës së Durrësit.

“Ishte koha e zbulimeve të rëndësishme në qendër të Durrësit, nga mozaiku i emërtuar “Bukuroshja e Durrësit”, deri te Amfiteatri antik i qytetit,” kujton akeologia Brikena Shkodra.

Bashkia e Durrësit ka bërë të ditur se investimi për restaurimin e godinës do të kushtojë rreth 5 milion euro, pjesa më e madhe e së cilës do të financohet nga institucioni i pushtetit lokal. Investimi parashikon të gjithë pjesën e sipërme të ndërtesës, por pjesa e kolonave që sigurojnë bashkëjetesën me termat antike do të mbetet e paprekur.

Shkodra thotë se nuk janë njohur ende me projektin e restaurimit dhe është e paqartë nëse ndërhyrja do të prekë edhe termet.

“Nuk jemi njohur me projektin, por nga ana tjetër e dimë se nuk ka patur kontrolle të gjendjes së kolonave mbi Terma,” shtoi ajo.

Studiuesi dhe arkeologu Eduard Shehi tha për BIRN se tashmë është gati për botim një libër mbi gërmimet në Termat Romake, të cilat japin hollësi edhe për elementët e godinës së projektuar nga arkitektja Valentina Pistoli, që u përurua në vitin 8 shkurt 1965.

Sipas tij, 43 nga kolonat me lartësi 7 – 10 metra janë ngritur në mënyrë të çrregullt për të mos dëmtuar monumentin antik, ndërsa 16 të tjera janë ngritur brenda mureve të godinës.

“Kolonat ku mbahet pjesa anësore janë më të shkurtëra,” tha Shehi, duke iu referuar zonave ku ndodhen elementet e termave (banja) si Tepidarium, Caldarium dhe Frigidarium (ujë i vakët, i nxehtë dhe i ftohtë).

Tashmë teatri është rrethuar nga skelat me banerave fotografike të projektit, sikurse dhe kangjellat e Termave antiike.

Aishe Stari dhe Haxhi Rama, dy artistët veteranë të skenës së teatrit “Aleksandër Moisiu” kujtojnë gjithashtu kohën kur u zbulua monumenti.

“Unë kam filluar punë, pak muaj pasi teatri u transferua nga Kinoteatri, që u njoh më vonë si “14 nëntori,” tha Mjeshtri i Madh, Haxhi Rama, I cili vazhdon të kontribuojë si regjisor.

Shqetësimi kryesor i artistëve vazhdon të mbetet përcaktimi i godinës si Teatër, duke gjetur një zgjidhje tjetër për pallatin e kulturës, me të cilin bashkëjetojnë të dy institucionet.

“I mbaj mend gërmimet e themeleve, të cilat sollën edhe zbulimin e termave,” tha Aishe Stari.

Arkeologët apelojnë për më shumë kujdes dhe vëmendje për monumentin 1900 vjeçar në themelet e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

“Në një fazë të dytë restauruese të Teatrit “Aleksandër Moisiu”, mund të shikohet me përparësi edhe ndërhyrja në kolonat, duke shtuar sigurinë në godinës 60-vjeçare,” përfundoi Shehi.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen “Xhaçka”
Artikulli tjetër FSHF-ja e prezanton “Albanin”, maskotën e Kombëtares për Euro 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.