KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shansi i fundit i Drilonit: “Beton apo UNESCO”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shansi i fundit i Drilonit: “Beton apo UNESCO”
AnalizeKryesoreKultureOpinionSociale

Shansi i fundit i Drilonit: “Beton apo UNESCO”

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2025 1:30 pm
432 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Edhe pse Komiteti i Trashëgimisë Botërore i dha një vit shtesë qeverisë maqedonase dhe shqiptare për të zbatuar masa korrigjuese për liqenin e Ohrit, kjo duket se nuk po i ndal projektet e ndërtimit në këtë zonë, të paktën në vendin tonë.

Ndërtime pranë Zonave të Mbrojtura

“Ndodhur pranë parkut të Drilonit. Pusho pranë natyrës!” – është thirrja e kompanisë së ndërtimit “Kontakt” që fton blerësit të zgjedhin me një klikim apartamentet në projektin “Pyjet e Drilonit”.

“Rezervoni shtëpinë tuaj të pushimit në zemër të Tushemishtit për vetëm 1,000€” – shkruhet në një tjetër reklamë në rrjet, shoqëruar me rendera garsonieresh, apartamentesh 1+1, ose 2+1. Por sipas Bashkisë së Pogradecit në zonën në fjale nuk ka nisur asnjë ndërtim.

Bashkia Pogradec u përgjigj zyrtarisht se nuk disponon asnjë të dhënë apo dokumentacion të lidhur me këtë projekt, po ashtu edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) i konfirmoi Citizens.al se nuk e njeh projektin në fjalë.

“Parku i Drilonit, ndodhet në zonën Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor, shpallur me VKM-në Nr. 597, datë 25.09.2024 të Liqenit të Pogradecit”. Gjithashtu kjo zonë është edhe Zonë e Trashëgimisë Kulturore Botërore UNESCO” – thekson përgjigja e AKZM.

Ndërsa Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) u shpreh se për projektin “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë’, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK është depozituar një aplikim për leje ndërtimi më datë 08.02.2025.

“Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim” – i tha AZHT Citizens.al.

Citizens.al kontaktoi kompaninë “Kontakt”, e cila refuzoi të japë informacion mbi projektin. Një përfaqësues i “Kontakt” i tha Citizens se “nuk ka të drejtë ta bëjë këtë artikull” dhe se projekti është miratuar nga UNESCO.

Në të vërtetë, UNESCO nuk ka mandat të miratojë ose refuzojë projekte infrastrukturore në zonat e shpallura Trashëgimi Botërore, kjo është detyrë e institucioneve shqiptare, të cilat u shprehën zyrtarisht se nuk kanë miratuar një leje për këtë projekt. Megjithatë rezervimet për shitje kanë nisur.

Ekonomisti Pano Soko shpjegon se fenomeni i shitjeve të apartamenteve “në ajër” ndodh në vende ku zbatimi i ligjit apo disiplina shoqërore nuk është e fortë: “Risku është shumë i madh. Ti paguan por ti nuk e di nëse ndërtuesi e mbaron ndonjëherë pallatin apo nuk e mbaron, i respekton afatet apo jo. Ka pasur raste të riskut ekstrem, ku ti paguan lekët dhe ai nuk e ndërton asnjëherë pallatin”.

“Po thahen burimet e Drilonit”

Inxhinieri Arian Merolli, një nga ambientalistët që ka punuar për përfshirjen e liqenit të Ohrit në UNESCO, thotë se ne nuk kemi seriozitet ne dokumentet që çojmë në Paris.

“Ne çdo vit duhet të raportojmë si është gjendja me anë të një dokumenti standart, “state conservation report” dhe ne i kemi thënë Unescos se nuk ka ndërtime, edhe pse e dinë (grupi raportues) që këto iniciativa ekzistojnë”, tregon ai për Citizens.

Sipas tij, në misionin e fundit të UNESCO në vitin 2020, në Tushemisht nuk kishte asnjë ndërtim, kur erdhi misioni monitorues në vitin 2022, gjeti një grup prej 6 ndërtimesh paralele që ishin bërë brenda dy vitesh.

“Mirë këto ndërtime që ishin bërë, por këto që ramë dakord që nuk do bëheshin, pse u bënë?”- pyet Merolli.

Ai thekson se kaosi i ndërtimeve ka sjellë tharjen e burimeve të  Drilonit në disa vende, si dhe shumë shpejt ky ekosistem mund të shkoj drejt zhdukjes.

“Zona ka status trashëgimi natyrore, n.q.s. ti ndërton ngjitur me zonën që quhet trashëgimi botërore, ti ke prishur vlerat universale që ka rajoni. Ky është elementi që e përcakton si trashëgimi botërore”- përmbyll Meroli.

“Shansi i fundit për veprim“

Kjo ishte hera e tretë, që u parashtrua propozimi për përfshirjen e Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë në Rrezik, gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që u zhvillua në korrik 2025.

“Zhvillimet ne infrastrukture , ndotja e vazhdueshme nga shkarkimet ne liqen kane çuar ne degradim te biodiversititeti vit pas viti ne Liqenin e Ohrit”- tha për Citizens Margarita Buxhaku nga Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG).

Më shumë se 40 organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ballkani Perëndimor dhe vende të tjera të Evropës, të cilat nënshkruan një letër të përbashkët drejtuar Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pikat kyçe të letrës përfshinin : Moszbatimin e rekomandimeve të përsëritura nga misionet monitoruese të UNESCO-s që nga viti 1998; Zhvillim të dëmshëm infrastrukturor, si ndërtimi i Autostradës A2 pa vlerësime strategjike mjedisore; Dështimin për të zbatuar 19 rekomandimet e misionit monitorues të vitit 2017 etj.

Edhe pse kishte bazë që rajoni të futej menjëherë në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Komiteti vendosi të mos e bëjë këtë tani. UNESCO i dha 12 muaj shtesë qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të zbatuar masa korrigjuese konkrete.

Autoritetet e të dy vendeve (Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut) duhet të dorëzojnë një raport të detajuar mbi gjendjen dhe përparimin deri më 1 shkurt 2026. Vendimi final për futjen ose jo në listën e vendeve në rrezik do të merret në Sesionin e 48-të të Komitetit në vitin 2026.

Liqeni i Ohrit shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me sipërfaqe rreth 358 km² dhe thellësi maksimale 288 metra, duke e bërë një nga liqenet më të thellë dhe më të vjetër në Evropë. Ai ka një biodiversitet unik, me shumë specie endemike të faunës dhe florës, dhe rreth tij ndodhen qytete historike, përfshirë qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër
Artikulli tjetër Vendi në prag të alarmit shëndetësor, 10 mijë të prekur në javë nga infeksionet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.