KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha
AktualeFokusKulture

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 2:37 pm
240 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha u shkarkua nga detyra gjatë mbledhjes së qeverisë. Basha kishte dorëzuar detyrën disa ditë më parë dhe vendimi i sotëm i qeverisë është vetëm zyrtarizimi i vendimit, pas një skandali me abuzimin e fondeve të teatrit. Denoncimi fillestar u bë nga emisioni Piranjat që zbuloi se si faturat manipuloheshin, ndërsa Altin Basha kishte punësuar të shoqen në institucionin që drejtonte vetë.

Investigimi i Piranjave

Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar. Në këto dy vite punë, duket se ai është siguruar që jo vetëm t’i japë teatrit, por edhe të marrë nga pak. Si përshembull në rastin e shfaqjes “Vojçek”, e miratuar nga bordi artistik në mars të vitit 2023, me regji të japonezit Kuniaki Ida. Për këtë shfaqje Altin Basha ka punësuar si skeongrafe dhe kostumografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha.

Ky është një konflikt i hapur interesi, por çifti artistëve janë kamufluar në mënyrën më të mundshme, sepse sipas dokumentave, Iliriana Basha nuk ka marrë asnjë pagesë për punën e saj, me pak fjalë ka bërë punë vullnetare. Mirëpo, në dosjen e shfaqjes më tej rezulton se zonja Iliriana ka kërkuar 12 milionë lekë për kostumet e aktorëve, edhe pse teatri ka një garderobë që mund të përdorej. Por kostumografja duket se nuk ka përdorur asgjë nga garderoba dhe si përfundim veshjet e aktorëve janë paguar gati 11 milionë lekë. Por çudia më e madhe qëndron tek çmimet e veshjeve. Për pardesytë e aktorëve meshkuj janë paguar 500 mijë lekë, ndërsa për fustanet e aktoreve janë dhënë në disa raste nga 270 mijë lekë.

Njëri nga bashkëpunëtorët e çiftit Basha, rrobaqepësi Musa Fisniku, tha se ka punuar veshjet për shfaqjen në fjalë dhe se për një pardesy që Teatri Kombëtar ka paguar 500 mijë lekë, ai ua la “Piranjave” për 200 mijë lekë. Por nuk mbaron me kaq. Për këtë shfaqje, Altin Basha ka punësuar edhe dy persona nga rrethi i tij i të besuarve, si Ervis Saliasin dhe Benada Shutën. Këta dy persona kanë punuar për emisionin “Fustanella” të Altin Bashës, i pari si moderator dhe e dyta skenariste. Benada Shuta është punësuar në shfaqjen “Vojçek” si make up artist (grimiere), por ndërkohë Shpresa Vasili, ish-grimiere e Teatrit Kombëtar, që tashmë ka dalë në pension tha për “Piranjat” se grimin tek kjo shfaqje e ka bërë e vetme. Po ashtu Benada Shuta ka dhe një aktivitet të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruhet se vepron në këto fusha si skenariste, asistent regjisore, organizatore dhe producente ekzekutive, pra askund nuk shfaqet si make up artist. Por pavaresisht kësaj, ajo ka marrë katër milionë lekë si grimiere e shfaqjes “Vojçek”.

Ndërkohë Altin Basha duket se ndonjëherë zgjat duart edhe nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Pavarësisht se është drejtor i Teatrit Kombëtar, ai ka vënë në skenën e eksperimentalit shfaqjen “E kuqe” dhe ka përfituar 24 milionë lekë fonde për këtë shfaqje. As këtu nuk ka munguar si skenografe dhe kostumografe bashkëshortja e tij, Iliriana. “Piranjat” i kërkoi Teatrit Eksperimental dosjen e plotë për këtë shfaqje, ku të saktësoheshin emrat e të gjithë të punësuarve, shtesat në buxhet, kostot për kostumografinë dhe rekuizitën, por ky informacion nuk iu vendos në dispozicion. Shfaqja “E kuqe” ka pasur vetëm dy aktorë, Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj dhe për të janë vendosur në dispozicion një personel me thuajse 13 persona mes tyre kostumograf dhe asistent kostumograf, skenograf dhe asistent skenograf, regjisor për efekte audiovizuale, regjisor ndriçimi. Pavarësisht se për çdo shfaqje këto emra bëhen publikë, Teatri Eksperimental nuk e jep si informacion me justifikimin se nuk ka autorizimin për të dhënë të dhëna konfidenciale, duke lënë vend për dyshim se diçka po mbahet e fshehtë nga Altin Basha dhe Gjergj Prevazi, drejtori i eksperimentalit.

Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”. Ndër të tjera e revoltuar ajo u shpreh: “Për këtë fytyrën, kam punuar shumë edhe unë, edhe zoti Altin Basha, se kemi tre fëmijë dhe në vend që të shkojmë diku tjetër etë jetojmë si mbretër, kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vendin e ndyrë, të poshtër dhe mos me vjedh kurrë asnjë cent, mos me ngrit kurrë gishtin nga ne, sepse duam ata fëmijët me i rrit mirë”.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Musk: Urrejtja e Sorosit për njerëzimin përfshin Izraelin
Artikulli tjetër Austri, protesta kundër një qeverie të mundshme të ekstremit të djathtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.