KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 17 antarët të qeverisë deklarojnë 18.2 milionë euro pasuri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 17 antarët të qeverisë deklarojnë 18.2 milionë euro pasuri
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitike

17 antarët të qeverisë deklarojnë 18.2 milionë euro pasuri

Përditësimi i fundit: 19 Dhjetor, 2024 8:19 pm
198 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Për gazetarin Klodian Tomorri, antarët e kabinetit të Ramës, me pasuritë që zotërojnë, futen tek 0.1 përqind e popullsisë më të pasur në vend. Sipas tij, 17 anëtarë të kabinetit, nga ajo ç’kanë deklaruar, zotërojnë rreth 18 milionë euro, ndërkohë që institucionet si ILDKPI janë shndërruar në arkiva të deklaratave të pasurisë, por që nuk hetojnë asgjë.

Tomorri thotë se kategoria e politikanëve, është ajo më e ekspozuara ndaj evazionit fiskal apo pastrimit të parave, por ligjet  për të kontrolluar aktivitetin e tyre jashtë politikës mbeten vetëm në letër. Sipas tij është e habitshme se pasuritë e tyre rregjistrohen gjithmonë në emër të bashkëshortëve, siç është dhe rasti i vetë Ramës, dhe më pas kur ata vijnë në pushtet, pasuria e tyre vetëm shtohet.

Intervista në studion e Syri TV:

Tomorri: Çështja shtrohet parimisht. Shqipëria ka sot një qeveri të majtë ku i gjithë kabineti regjistrohet të jetë tek ai 0.1% i popullsisë së pasur. E majta e havjarit i thonë francezët. Të dhënat që sigurojnë agjencitë serioze ekonomike, pra ata që masin pasuritë e individëve, tregojnë se në Shqipëri, pasuria mesatare për individ është dikur tek 8-9 mijë dollarë. Nëse heq të miturit ata që janë nën 17 vjeç, i bie që për personat e rritur është diku tek 25-30 mijë dollarë. Më tej akoma 75% e popullsisë ka një pasuri më të vogël se 1 milionë lekë ose dhjetë mijë dollarë. Shikoni pak 17 anëtarët e qeverisë të cilët raportojnë 18.2 milionë euro.

Pra këta janë jo tek 1% më i pasur por janë tek 0.1 % më i pasur. Mënyra se si i kanë bërë këto para? Burimi i pasurisë ose shumica dërrmuese të rasteve vijnë nga partnerët, pra këta kanë fatin që martohen ose me gra shumë të pasura, ose me burra shumë të pasur, të cilët pasi këta vijnë në pushtet, shkëlqejnë në biznes edhe më shumë e shkojnë në rritje pasurie. Pastaj  ku shkojmë? Shkojmë tek ajo historia që na tregon kryeministri, që thotë se në fillim kam bërë sakrifica si emigrant që ndërtova shtëpinë. Pastaj thotë se ja ndërtoi bashkëshortja. Problemi në Shqipëri është i tillë. Ne kemi ndërtuar ILDKP dhe kush e di se sa institucione të tjera që duhet të kontrollojnë pasurinë e politikanëve, dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe pastrimit të parave, sepse politikanët janë personat më të ekspozuar ndaj këtij rreziku. Prandaj e gjithë bota i konsideron “pet” dhe sa herë që ndodh një transaksion ku është përfshirë një politikan, ngrihen të gjithë antenat e sistemit.

Syri: ILDKP në ketë rast shërben vetëm për të konstatuar?

Tomorri: ILDKP është kthyer në një regjistër që mban në arkivë aty ata që deklarojnë këta në deklaratat e tyre vjetore. Por shtetet sot më të zhvilluara nuk e kanë ILDKPI fare. Kanë ndërtuar një administratë tatimore, e cila mjafton të kryqëzojë transaksionet që këta bëjnë dhe e ka shumë kollaj të evidentojë se kush është përfshirë në transaksione të paligjshme, kush po bën evazion apo pastrim parash. Ne kemi ndërtuar atë shtetin që ndërtojmë institucione të kota që nuk bëjnë asgjë. Bëjmë sikur shtrëngojmë ligjin, por ligjet janë shumë të mira dhe në letër ti mund të shkruash ligje shumë të mira.

Syri: Mirë po duket sikur është kthyer në parajsë fiskale për qeverisjen e Ramës?

Tomorri: Natyrisht që është parajsë fiskale. Tashmë më thoni ju: Mjafton një emision i thjeshtë dhe ne shohim se sa sinjale ka për të ngritur një dyshim. Tani më thoni një rast, kur tatimet, ILDKPI, prokuroritë e rretheve dhe deri te SPAK, të kenë iniciuar një rast për dyshimin që mund të kenë ardhur për transaksionet financiare për një politikan. Pra i gjithë sistemi nuk funksion, ai sistem që duhet të garantonte qytetarët që këta nuk do vijnë në pushtet që të vjedhin dhe pasurohen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si e ndihmuan izraelitët Ramën, të masakronte protestuesit?

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze

Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ZDF: Korrupsioni është kanceri i Shqipërisë
Artikulli tjetër Anulimi i gjobave, PS-PD bashkojnë votat në Kuvend në seancën prej 12 orësh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra, në Lekas të Korçës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.