KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “450 Shkolla të Reja?” – Kur llogaritë elektorale nuk dalin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “450 Shkolla të Reja?” – Kur llogaritë elektorale nuk dalin
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

“450 Shkolla të Reja?” – Kur llogaritë elektorale nuk dalin

Përditësimi i fundit: 16 Prill, 2025 1:40 pm
199 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në nisje të fushatës elektorale se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla.

“Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian”,  deklaroi kryeministri gjatë një prezantimi publik.

Në vështrim të parë, ky pohim krijon përshtypjen e një transformimi rrënjësor të infrastrukturës arsimore publike. Por siç ndodh shpesh me shifrat, ato kanë nevojë për një themel të fortë. Kur Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit për të konfirmuar deklaratën e Kryeministrit, tabloja që doli ishte dukshëm më pak “e çimentuar”.

Çfarë tregojnë të dhënat

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit në vitin 2013, numri total i institucioneve publike të arsimit parauniversitar ishte 1,741. Në vitin 2023, ky numër kishte rënë në 1,378. Kjo do të thotë një ulje prej 363 shkollash në dhjetë vitet e fundit. Pra, jo një rritje dhe sigurisht jo ndërtim i 450 shkollave të reja.

Sa i përket universiteteve publike, ato kanë mbetur pikërisht po aq sa më parë: 15. As një më shumë, as një më pak. Arsimi i lartë, duket, nuk ka qenë në axhendën e ndërtimit.

Është e rëndësishme të shpjegojmë se kur qeveria thotë “shkolla të ndërtuara”, në rastin më të mirë nënkupton shkolla që janë shembur dhe rindërtuar nga e para. Në rastin më të keq flet për suvatime muresh dhe sistemime oborresh apo palestrash.

Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Arsimit dhe të përpunuara nga Faktoje, nga viti 2014 deri në 2024, janë rindërtuar ose zgjeruar 43 shkolla. Rreth 3 në vit, një ritëm që të kujton më shumë riparimet sezonale sesa një revolucion arsimor.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë bërë ndërhyrje të ndryshme në 245 shkolla të tjera, që përfshijnë punime të brendshme, rikonstruksione fasadash, etj. Nga këto, 68 përfshijnë edhe fusha sportive ose palestra. Në 43 shkolla, është ndërhyrë vetëm në fusha sportive.

Në total, nëse i llogarisim të gjitha ndërhyrjet, qoftë edhe ato që prekin vetëm oborret apo palestrat, shifra shkon në 331. Këtu vlen të theksohet se një pjesë e mirë e ndërhyrjeve janë kryer në të njëjtat shkolla, pra 331 janë ndërhyrjet në shkolla, jo 331 shkolla të ndryshme ku janë kryer punime.

Në lojë hyn edhe Programi i Rindërtimit, i nisur pas tërmetit të vitit 2019. Në kuadër të tij janë rindërtuar apo rehabilituar 125 shkolla, por 43 prej tyre janë ndërtuar nga BE përmes programit EU4Schools dhe vetëm 82 nga vetë qeveria shqiptare.

E vetmja mënyrë për të arritur shifrën 450 që dha kryeministi është nëse marrim me bujari maksimale çdo ndërhyrje si dëshmi të “ndërtimit të shkollave”, gjë që zhvesh propagandën elektorale të kryeministrit.

Po nxënësit?

Një tjetër fakt që zbulohet nga shifrat e Ministrisë së Arsimit është se numri i nxënësve është në rënie të lirë.

Në arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë të përgjithshëm, nga 501,693 nxënës në vitin shkollor 2013–2014, në vitin 2022–2023 pati vetëm 267,275 nxënës. Thuajse është përgjysmuar numri i nxënësve në 10 vjet.

Përfundim

Çfarë përfaqëson, atëherë, shifra 450? Më shumë një slogan, një numër që tingëllon bukur në podium, por jo një realitet të dokumentuar, as një arritje të mbështetur në fakte.

Si përfundim, deklarata e Kryeministrit duket se enkas ngatërron mirëmbajtjen me ndërtimin, domosdoshmërinë me iniciativën, shpresën me betonin.

“Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t’i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, premtoi kryeministri Rama në vijim të deklaratës. Kjo mbetet për t’u parë, por nisur nga të dhënat e vetë Ministrisë së Arsimit, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla do ta kategorizojmë si të pavërtetë.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inceneratori i Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe dy të pandehurit e tjerë
Artikulli tjetër LaCivita: Ngjashmëri të mëdha mes asaj çfarë bëri Biden ndaj Trump me çfarë po bën Rama ndaj Berishës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.