KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A do të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A do të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

A do të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë?

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2026 7:56 am
39 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Lideri i partisë në pushtet Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet me udhëheqës të partive në opozitë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e presidentit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në Kosovë.

Pas përfundimit të mandatit të presidentes Osmani dhe largimit të saj nga zyra, Kurti të parin që takoi ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Të dy udhëheqësit politikë thanë se synojnë zgjidhje për një emër konsensual për president dhe jo zgjedhje të reja, ndonëse nuk thanë të kenë arritur një dakordim konkret. Kurti u shpreh optimist për, siç tha, “atmosferë konstruktive” në takim me Abdixhikun dhe dashamirësinë për t’i shmangur zgjedhjet, të cilat sipas tij, “nuk mund të prodhojnë rezultat shumë të ndryshëm nga ai i 28 dhjetorit 2025”. “Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është e vështirë që të paramendohet një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona dhe me po të njëjtat zotime kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe”, tha Kurti pas takimit mbi dy orësh që zhvilloi me udhëheqësin e LDK-së, Abdixhiku.

Kreu i LDK, Abdixhiku, tha se po synohet të arrihet një zgjidhje e përbashkët konsensuale, me këto takime. “Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, tha Abdixhiku, duke rikujtuar se “në proces për president janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe LDK-ja e ka pozicionin e vet të qartë se jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike, ky është pozicioni ynë”.

Kushti i PDK

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para se ta takojë Kurtin, ka bërë të qartë se Kurti duhet ta “konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar”. “Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Pas përgjigjes së PDK-së Albin Kurti ka reaguar duke u shprehur, se “qëndrimi i PDK-së nuk lë hapësirë për marrëveshje”. Përpjekja e re e kryeministrit Kurti që të gjejë zgjidhje për çështjen e presidentit vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka nxjerrë një afat që nëse deri më 28 prill nuk zgjidhet presidenti i Kosovës, vendi automatikisht shkon në zgjedhje që duhet mbajtur brenda 45 ditëve. Kurti me partnerët aktualë qeverisës ka 66 deputetë, nga 120 sa i ka Parlamenti i Kosovës. Për ta zgjedhur presidentin e ri në dy raundet e para duhen dy të tretat e votave të deputetëve dhe po e njëjta prani në sallë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO dënon me 4 burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat

Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet

Përplasjet e klaneve shqiptare shtrihen edhe në Zvicër, deputeti i Ramës porositi vrasje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bllokada e Ngushticës së Hormuzit i sjell miliarda Rusisë
Artikulli tjetër Armëpushimi me Iranin, Trump: Është një ditë e madhe për Paqen Botërore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Një 18-vjeçar shqiptar vodhi të dhënat e lojës ‘GTA 6’, tre vite më parë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
33 tendera me shkelje në Spitalin Psikiatrik të Vlorës
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 14 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.