KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A e hoqën interesat e gazit amerikan në Bosnje, “non grata-n” për Dodikun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A e hoqën interesat e gazit amerikan në Bosnje, “non grata-n” për Dodikun
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

A e hoqën interesat e gazit amerikan në Bosnje, “non grata-n” për Dodikun

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 9:46 am
24 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Që kur lideri historik i opozitës Sali Berisha u shpall Non Grata nga administrata amerikane e demokratëve, me një vendim të Sekretarit të shtetit Blinken, në Shqipëri është rihapur në mënyrë ciklike një debat: A është ky instrument saknsionesh një vendim që merret në bazë të fakteve apo falë lobimeve të ndryshme? Dhe më pas: A mund të hiqet falë parave dhe ndërhyrjeve një sanksion tashmë i shpallur?

Pikërisht një nga shembujt që mund ti shërbejë këtij debati është ai i liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik.

Ky lider pro rus, mik i Putinit dhe i akuzuar se do të minojë me tendencat e tij separatiste marëveshjen e Dejtonit, u shpall Non Grata nga Uashingtoni në 2022, me motivacionin për “Korrupsion të rëndësishëm” dhe për “Retorikë nacionaliste përçarëse”. Por në tetorin e vitit të kaluar, në mënyrë të habitshme administrata Trump e hoqi sanksionin ndaj liderit të serbëve të Bosnjës.

Që nga ky moment alibia “Non Grata nuk hiqet” u rrëzua dhe filluan spekullimet për arsyet që e shpëtuan Dodikun nga “mallkimi amerikan”. Një prej tyre ishte se ai kishte ditur të përzgjidhte lobistët e duhur. Ai u lidh me Michael Flynn që shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i Trump gjatë mandatit të tij të parë. Në vitin 2017, Flynn u dënua se gënjeu FBI-në në lidhje me marrëdhëniet e tij me Rusinë, por Trump e fali atë në vitin 2020. Madje galaksia rrotull Trump shkoi deri aty sa ta quante Dodikun një mbrojtes të krishtërimit.

Por, afersia me sa duket nuk ka qenë vetëm ideologjike. Ka gjasa që pas të gjithë kësaj të fshihen interesa të mëdha financiare. Dhe kjo duket qartë në një artikull të botuar këtë të enjte nga e përditshmja Britanike The Guardian ku flitet për konfiktin mes BE dhe SHBA-së, për ndërtimin e një gazoduku amerikan në Bosnjë, që do të mundësonte kalimin e gazit të lëngshëm amerikan nga Kroacia drejt Bosnjes. Dhe cilët janë personazhet që po lobojnë pranë Sarajevës për këtë projekt? Dy figura të afërta të presidentit Trump, Jesse Binnall, avokati që e mbrojti atë nga akuzat për nxitje të trazirave në Kapitol pas humbjes së tij, dhe Joe Flynn, vëllai i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit, Michael Flynn. Ndonëse këtu lidhja me Mirolad Dodikun fillon të përvijohet, ajo bëhet edhe më e fortë po të shihet se ç’ndodh më pas.

Si njeri i njohur pro Moskës, Dodiku duhet të ishte pro vijimit të furnizimit të vendit me gaz rus, që perëndimi e ndërpreu pas luftës në Ukrainë. Ndonëse gazoduku nuk kalonte gjeografikisht në territorin e Republika serbska, ai mund të bëhej pengesë për ndërtimin e atij ivenstimi 200 milionë dollarësh nga kompania pranë njerëzve të Trumpit, AAFS Infrastructure and Energy.

Por lideri e serbëve të Bosnjës bëri një piruetë të fortë. Ai e përkrahu ndërtimin e gazsjellsit Southern Interconnection.

A ka ndikuar kjo lëvizje e lidhur drejtpërdrejt me interesat e Vëllezërve Flynn në heqjen e sanksioneve amerikane ndaj tij?

Ndonëse askush se pohon zyrtarisht kjo hipotezë po qarkullon në mënyrë gjithnjë e më bindëse. Gjatë këtij prilli djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr., kreu i perandorisë së biznesit familjar, shkoi personalisht në Banja Luka, qytetin kryesor të Republika Srpsksa në Bosnje Hercegovinë, në një udhëtim që u pa si mbështetje e hapur për familjen Dodik pasi u bë me ftesë të të birit të liderit lokal të serbëve.

Aty Dodiku e mbështeti publikisht investimin amerikan për gazsjellësin dhe ndonëse askush nuk i di arsyet, ato mund të lidhen me shplarjen e tij nga Non Grata, që më sa duket nuk është punë parimesh, por një mall si gjithë të tjerët.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, ditë zie kombëtare në Kosovë
Artikulli tjetër Bashkimi Europian i hap dyert Malit të Zi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.