KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Administrata e Financave në Fushatë për ministrin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Administrata e Financave në Fushatë për ministrin
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Administrata e Financave në Fushatë për ministrin

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 11:54 am
149 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë javës që u mbyll, në zyrat e Ministrisë së Financave, përveç recepsionistëve dhe disa nëpunësve të nivelit ndihmës, nuk ishte i pranishëm asnjë drejtor, shef sektori apo punonjës tjetër, sikur çdo ditë të ishte fundjavë apo festë zyrtare.

Burime brenda institucionit bëjnë të ditur se zyrat kanë qenë të kyçura, pasi i gjithë stafi i ministrisë, bashkë me automjetet e institucionit, është transferuar për fushatë elektorale në Qarkun e Fierit, konkretisht në qytetet Fier, Lushnje, Patos, Roskovec dhe Mallakastër.

Ata kanë braktisur punën me urdhër të drejtpërdrejtë të ministrit të Financave, Petrit Malaj, duke u ndarë në grupe elektorale të drejtuara nga drejtorë dhe shefa sektorësh me origjinë nga zonat e Qarkut Fier, për të bërë fushatë pro Partisë Socialiste.

Sipas Kodit Zgjedhor, administrata publike e ka kategorikisht të ndaluar angazhimin në fushatë, por punonjësit janë urdhëruar nga ministri Malaj, i cili është edhe vetë kandidat për deputet në këtë qark. Askush prej punonjësve nuk ka guxuar ta kundërshtojë këtë urdhër elektoral, nga frika e shkarkimit të menjëhershëm, ndërsa urdhri për angazhim aktiv elektoral ka ardhur drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.

“Pamfleti” ka siguruar informacione se punonjësit që po bëjnë fushatë në shërbim të Partisë Socialiste, po përdorin makinat e shtetit dhe po përfitojnë dieta financiare sikur të ishin në shërbim pune.

Detyra e tyre është që gjatë fushatës të bashkëpunojnë me drejtuesit dhe punonjësit e tatimeve, doganave dhe agjencive shtetërore rajonale në varësi të Ministrisë së Financave, duke ushtruar presion mbi bizneset lokale për të garantuar vota në favor të PS-së.

Petrit Malaj renditet i treti në listën e kandidatëve për Qarkun e Fierit, duke e pasur të sigurt zgjedhjen si deputet edhe pa bërë fushatë, megjithatë, kryeministri Rama i ka vendosur objektiva të caktuara votash që duhet t’i arrijë duke përdorur punonjësit publikë në mënyrë të paligjshme.

Ministri Malaj, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kompanitë kontabiliste private që akuzohen për pastrim parash nëpërmjet bilanceve fiktive, u katapultua në krye të Financave nga grupe offshore mafioze brenda dhe jashtë Shqipërisë. Rama e vendosi atë në listën e sigurt të deputetëve, duke spostuar figura historike dhe dinjitoze të socialistëve të Fierit.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka
Artikulli tjetër Parlamenti Europian ashpërson rregullat për lobistët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.