Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj denoncon se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është i përfshirë në trafikim armësh.
Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj komentoi edhe pseudonimin e Nufit, të cilit ia ka vëën ‘Ermal Raketa’ dhe ndau një episod nga komunikimet në Forcat e Armatosura.
“Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim. Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë. Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa,” tha Ahmetaj.
Ahmetaj denoncon se pas disa projekteve dhe kompanive në Shqipëri fshihet një skemë e trafikut ndërkombëtar të armëve.
Marrë nga Boldnews.al