KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës
AktualeAnalizeKryesorePolitikeSociale

Aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2025 8:21 am
245 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Aktori Florjan Binaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se në zgjedhjet e 9 nëntorit do të kandidojë për t’u bërë qytetari i parë i Tiranës.

I angazhuar prej vitesh në çështjet publike, Binaj vjen si një alternativë e pavarur, larg strukturave partiake, duke e konsideruar këtë një hap të nevojshëm për t’i rikthyer qytetarëve një drejtim më përfaqësues të kryeqytetit.

Ndër të tjera, Binaj ka theksuar se Tirana ka humbur shumë në emër të zhvillimit dhe se qytetarët kanë nevojë për një figurë të re, që nuk është pjesë e sistemit politik që ka dominuar jetën publike për dekada.

Ai e pozicionon veten si një kandidat qytetar, që synon t’i përfaqësojë të gjithë pa dallime politike apo ideologjike, duke i dhënë fund ndarjeve, të cilat sipas tij nuk i kanë shërbyer interesit publik.

“Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë  gjithë  veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysmë mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve”, shkruan Flori ndër të tjera.

Postimi i Florjan Binajt:

Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera.

Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë  gjithë  veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.

Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet  ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë  dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.

Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë  nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një  shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!

Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen.

 

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit
Artikulli tjetër Kaos në Gjeorgji, mijëra protestues “derdhen” nëpër rrugë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.