KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohen 5 persona në Kosovë, dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestohen 5 persona në Kosovë, dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile
AktualeRajoni

Arrestohen 5 persona në Kosovë, dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile

Përditësimi i fundit: 3 Gusht, 2024 5:58 pm
105 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të shtunën e 3 gushtit se pesë persona janë arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se pas hetimeve disa mujore së bashku me policinë e Kosovës kanë arrestuar personat me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., për veprën penale krime lufte, por pa bërë të ditur përkatësinë e tyre kombëtare.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë i identifikoi katër nga të arrestuarit, Dragan Cvetkoviç, Dragan Niçiç, Millosh Shoshiç dhe Slobodan Jevtiç nga fshati Pasjan në lindje të Kosovës.

Prokuroria tha se personat e arrestuar “në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, me 5 prill të vitit 1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, përdhunuar, rrahur, keqtrajtuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, kishin dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme tha se këto krime janë të dënueshme sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventës së Gjenevës.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, mohoi që të arrestuarit të jenë përfshirë në krime lufte dhe akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se, siç thuhet “vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë”.

“Është e qartë se me arrestimet e reja në Pasjan, regjimi antiserb nga Prishtina dëshiron të përshkallëzojë situatën në terren dhe ta bëjë të padurueshme jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë e cila mori fund me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dha fund mizorive të forcave serbe.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, që nga përfundimi i luftës nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtar janë dënuar rreth 70 persona për krime lufte, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Artikulli i “The Sun” për urdhër-arrestet e SPAK, reagon ambasadori i Shqipërisë në Britani
Artikulli tjetër Britania e Madhe në gatishmëri, priten protesta të dhunshme nga grupet e ekstremit të djathtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.