KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-ve, në Iran
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-ve, në Iran
AktualeKomentPolitikeRajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-ve, në Iran

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2025 8:57 am
249 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Vuçiq ka thënë një ditë më parë se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka “asnjë dyshim” se SHBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmin në Iran.

Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia dëshiron paqe në Lindje të Mesme dhe Lindje të Afërt.

“Ne i konsiderojmë Izraelin dhe Iranin shtete mike”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka thënë, gjithashtu, se është në kontakt me presidentët e të dyja këtyre shteteve.

Më 24 qershor, në një bashkëbisedim me gazetarët në Ambasadën iraniane në Beograd, Mahdi Abadi i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin amerikan në qendrat bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë.

Ai ka thënë se ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim mes presidentit të Serbisë dhe atij të Iranit, dhe kur është pyetur për të komentuar njoftimin e Serbisë për pezullim të eksporteve të armëve, ai ka thënë se nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Më 23 qershor, Vuçiç ka thënë se Serbia e ka ndalur eksportin e armëve.

Ditën pasuese ai ka thënë se vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të vendosë për eksportin e municioneve në periudhën e ardhshme.

Rreth 10 ditë më herët, para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ka bërë biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake.

Izraeli e ka sulmuar Iranin më 13 qershor, duke goditur disa qendra ushtarake dhe bërthamore, si dhe qendra banimi në Teheran.

Në sulme janë vrarë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë.

Irani është hakmarrë duke nisur dronë dhe raketa balistike në qendra ushtarake dhe baza ajrore në Izrael.

Në konflikt janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara më 22 qershor, duke sulmuar qendrat bërthamore të Iranit.

Si kundërpërgjigje, Irani ka nisur të nesërmen raketa drejt bazës ajrore amerikane në Katar, por raketat janë rrëzuar dhe nuk është plagosur askush.

Më 24 qershor, dy shtetet janë pajtuar për një armëpushim.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash
Artikulli tjetër Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.