KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ambiciet e ngrira: Ndjekja e gjatë e Amerikës për Groenlandën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ambiciet e ngrira: Ndjekja e gjatë e Amerikës për Groenlandën
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Ambiciet e ngrira: Ndjekja e gjatë e Amerikës për Groenlandën

Përditësimi i fundit: 8 Mars, 2025 10:35 pm
121 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Grenlandezët do t’u drejtohen kutive të votimit më 11 mars, në mes të një stuhie gjeopolitike karshi thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, që territori danez të bëhet ishull amerikan.

“Në një mënyrë apo tjetër, ne do ta arrijmë atë”, u zotua Trump në Kongres më 4 mars, ndërsa pohoi se Uashingtoni kishte nevojë për Grenlandën për hir të sigurisë kombëtare të Amerikës.

“Anijet e Kinës janë kudo. Anijet ruse janë gjithandej. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në janar.

Fokusi aktual mbi Grenlandën është vetëm ringjallja e fundit e ambicies më shumë se 150-vjeçare të Uashingtonit për të marrë nën kontroll territorin.

Grenlandës së mbuluar nga akulli iu dha emri nga eksploruesi nordik i shekullit X, Eriku i Kuq. Kolonizuesi i hershëm e zgjodhi emrin sepse, siç tha ai, “njerëzit do të tërhiqeshin të shkonin atje nëse do të kishte një emër të favorshëm”.

Nordikëve të ardhur në Groenlandë nuk u zgjati. Studiuesit besojnë se të ardhurit ranë viktimë e një ndryshimi të klimës dhe trazirave ekonomike të shkaktuara nga murtaja midis vështirësive të tjera. Në vitin 1721, kur misionarët danezë mbërritën për herë të parë në ishull, mbeti vetëm popullsia indigjene Inuit.

Një misionar i përshkroi njerëzit inuitë të Groenlandës si lakmitarë të kalorive saqë do të hanin morra të shkëputur nga rrobat e tyre. Për të shmangur humbjen e mineraleve, ai pretendoi se ata “do ta fshinin djersën nga fytyrat e tyre me një thikë dhe do ta lëpinin”.

Danimarka shpalli sovranitetin mbi Groenlandën më 1921 dhe zbatoi një monopol tregtar me ishullin. Ndalimi i tregtarëve të jashtëm i mundësoi Kopenhagës të blinte dhjamin e balenave dhe fokave – një burim i çmuar karburanti për fenerët – në mënyrë rigoroze sipas kushteve të veta.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Danimarka u pushtua nga Gjermania naziste, duke e lënë territorin danez të Grenlandës të hapur ndaj një pushtimi gjerman.

George L. West, një oficer i shërbimit të jashtëm amerikan, kujtoi se presidenti amerikan, Roosevelt, “vendosi menjëherë se duhej të bënim diçka për Groenlandën”. Forcat amerikane pushtuan territorin, duke siguruar minierën e saj të vlefshme të kriolitit.

Me parashikimin e motit, një faktor kritik në luftë, operativët nazistë bënë përpjekje të përsëritura për të ngritur stacione sekrete meteorologjike në pjesë të izoluara të Groenlandës.

“Duket se një pjesë e madhe e motit tuaj për Evropën Perëndimore e ka origjinën në atë kapak akulli. Është e paçmueshme, nga pikëpamja ushtarake, të marrësh raporte meteorologjike prej andej”, shpjegoi West, duke shtuar se pjesë e misionit amerikan në Groenlandë ishte “gjetja e këtyre [stacioneve të motit të paligjshëm nazist] dhe shkatërrimi i tyre.

Shtetet e Bashkuara e kthyen Groenlandën nën kontrollin danez pas luftës, por nuk e tërhoqën ushtrinë e saj. Në vitin 1951, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që lejonte Uashingtonin dhe aleancën e sapoformuar ushtarake të NATO-s të “përmirësonin dhe përgjithësisht të përshtatnin zonën për përdorim ushtarak”.

Një nga objektet amerikane në Grenlandë, i quajtur Camp Century, u shpall një objekt për çështje kërkimesh. Në realitet ishte një front për Projektin Iceworm, një rrjet i planifikuar i vendeve të lëshimit të raketave bërthamore nën shtresën e akullit të Groenlandës që synonte Bashkimin Sovjetik.

Stacioni i fshehtë i armëve bërthamore amerikane ishte i destinuar të dështojë që në fillim. Inxhinierët u përballën me akull që lëvizte vazhdimisht që përdredhte dhe përkulej rreth kapanoneve të krijuara për të mbajtur koka bërthamore delikate. Në vitin 1966 Camp Century u braktis, së bashku me mbetjet radioaktive që mbeten të varrosura nën akull sot.

Propozimet që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën datojnë që nga viti 1867, kur ideja u konsiderua për herë të parë seriozisht nga Uashingtoni.

Në vitin 1946, një ofertë konkrete – ekuivalenti modern prej rreth 1 miliard dollarësh – iu bë Kopenhagës për Grenlandën, të cilën një senator e përshkroi si “një domosdoshmëri ushtarake” për Shtetet e Bashkuara.

Groenlanda, tha Uashingtoni, do të lejojë “zona nga të cilat do të nisë operacionet ushtarake mbi Arktik kundër kundërshtarëve të Amerikës”, mes përdorimeve të tjera.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës e refuzoi ofertën e vitit 1946, duke u përgjigjur se, “ndërsa ne i detyrohemi shumë Amerikës, nuk mendoj se ia kemi borxh gjithë ishullin e Groenlandës”.

Trump, gjatë mandatit të tij të parë më 2019, sugjeroi vazhdimisht që Shtetet e Bashkuara të merrnin territorin – deklarata që u hodhën poshtë gjerësisht si joserioze. Megjithatë, pasi e bëri territorin prioritet në mandatin e tij të dytë, Danimarka me sa duket u përgjigj duke rritur rëndësinë e Ariut Polar — që përfaqëson Groenlandën — në stemën e mbretit danez dhe duke përsëritur se territori nuk është për shitje.

Sot, Groenlanda drejton shumë nga institucionet e saj, duke përfshirë parlamentin e saj, por mbetet shumë e varur nga Danimarka.

Territori merr gati 600 milionë dollarë ndihmë çdo vit nga Kopenhaga, një fond që përfaqëson më shumë se gjysmën e të gjithë buxhetit të Qeverisë së Groenlandës dhe të barabartë me më shumë se 10.000 dollarë për secilin nga 57.000 banorët e territorit.

Nëse një lëvizje në rritje për pavarësi në Groenlandë është në gjendje të shkëpusë me sukses territorin nga sundimi danez pas zgjedhjeve të 11 marsit, Uashingtoni mund të anashkalojë Kopenhagën në përpjekjen e tij për të marrë pronësinë e territorit.

Por, ndërsa një shumicë e grenlandezëve favorizojnë pavarësinë nga Danimarka, rreth 85 për qind e grenlandezëve kundërshtojnë të bëhen pjesë e një territori amerikan, sipas një sondazhi të fundit.

Kompleksiteti i stuhisë gjeopolitike që shpërtheu mbi Groenlandë u përmblodh së fundmi nga kryeministri i territorit, Mute Egede, i cili u tha gazetarëve në janar: “Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë, duam të jemi groenlandezë”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia konfiskon granata dore, municion dhe pajisje të tjera në veri të Kosovës
Artikulli tjetër BE: Serbia me sjelljen e saj po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.