KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin
KryesoreOpinionPolitike

Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2024 6:46 pm
124 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit. Ky grupkapitujsh përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit.

Ekspertët e njohur për çështjet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Miriam Kosmehl dhe Nicholas Whyte thonë se vendimi i Brukselit pasqyron plotësimin e kritereve të vendosura për Shqipërinë për këtë fazë të procesit integrues, megjithatë vendi duhet të japë më shumë rezultate, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

10 vjet pasi Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat, Bashkimi Evropian miratoi hapjen e bisedimeve për grupkapitujt e njohur si “Themelorët”, që mbulojnë çështjet e shtetit të së drejtës dhe mund të përcaktojnë ritmin e përparimit të përgjithshëm drejt anëtarësimit.

BE-ja duhet ta kishte marrë këtë vendim për Shqipërinë më parë, thotë Dr. Nicholas Whyte, drejtor Institutit të konsulencës, APCO me bazë në Bruksel.

“Do të doja ta shihja këtë proces të lëvizte shumë më shpejt. Mendoj se Shqipëria i ka kryer me kohë të gjitha detyrat e duhura të shtëpisë”, shprehet zoti Whyte.

Miriam Kosmehl, eksperte e lartë për Evropën Lindore dhe Fqinjësinë Europiane pranë fondacionit ‘Bertelsmann Stiftung’ me bazë në Berlin thotë se vendimi erdhi pas punës që institucionet shqiptare bënë në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Shqipëria mobilizoi shumë burime gjatë procesit të shqyrtimit analitik në përgatitjet për procesin e bisedimeve. Komisioni Europian ka paraqitur raportet e kësaj analize mbi reformat që përmenden te Grupkapitujt “ Themelorët” si reforma e drejtësisë, Administratës Publike dhe institucioneve demokratike. Këto janë dhe baza për reforma të mëtejshme. Eshtë gjë e mirë që gjërat po shkojnë përpara”, shprehet ajo.

Ndërsa Tirana zyrtare përgatitet për tryezën ndërqeveritare të Luksemburgut, ekspertja e lartë Kosmehl vë në dukje bilancin e sistemit gjyqësor, duke përmendur ndryshimet themelore, por ajo thotë se sfidë për vendin mbetet lufta ndaj korrupsionit.

“Kjo tabllo nuk do të ishte e plotë nëse nuk pëmenden dy raporte të kohëve të fundit. I pari nga Komisioni Europian, raporti mbi shtetin e të drejtës, ku përfshihet dhe Shqipëria dhe tjetri nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve. Të dy nxjerrin në pah se korrupsioni mbetet ende problem mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit. Në këtë raport, struktura anti – korrupsion përmendet për zhvillime pozitive, por aty thuhet gjithashtu se ka mungesë burimesh njerëzore dhe financiare. Ndaj, mendoj se duhen parë të dyja anët”, thotë zonja Kosmehl.

Për ish këshilltarin e lartë të CEPS, Qendra Europiane për Studime Politike, puna më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

“BE-ja nuk është e marrë. Ajo nuk do të lejojë përparimin në bisedime nëse nuk ekziston ndenja e vërtetë se ky është një rrugëtim me vështrimin përpara. Eshtë e qartë se sfidat më të mëdha me të cilat ndeshet Shqipëria janë në fushën e drejtësisë. Jemi në një fazë ku mbetet shumë për të bërë. Tani ne shohim përpjekje të sinqerta nga autoritetet shqiptare për përmirësimin e gjendjes, në mënyrë që të krijohet një sistem i kënaqshëm drejtësie. Dhe siç e dini, gjatë 10 viteve të fundit ka patur shumë hapa seriozë në këtë drejtim, falë reformave në sistemin e drejtësisë”, shprehet zoti Whyte .

Shqipëria do të vazhdojë drejt BE-së e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Vendet anëtare nuk ranë dakord për hapjen e grupkapitujve me Shkupin pasi nuk ka bërë ndryshimin e Kushtetutës për futjen e pakicës bullgare si popull shtetformues, një kusht i Brukselit.

Ekspertët thonë se Shkupi po paguan një çmim të lartë për marrëdhëniet dypalëshe.

“Besoj se ndarja e tyre është gjë e mirë, me qëllim që të ecet përpara, mirëpo fakti që Maqedonia e Veriut pengohet për shkak të një çështje dypalëshe, e cila nuk ka lidhje me procesin e anëtarësimit është problematik”, thotë zonja Kosmehl .

“Më vjen shumë keq. Më duket se ky vendim që u mor për shkaqe të pastra politike, por jo objektive. BE-ja ka kërkuar pak si shumë nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë ndryshimin e emrit të vendit dhe ndryshime kushtetuese. Dhe është turp, sepse mesazhi që duket se dërgohet është se sado të ndryshoni, ne prapë do të kërkojmë akoma më shumë”, tha zoti Whyte .

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe udhëheqës të tjerë kanë vënë si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por sa i arritshëm është ky objektiv?

“Nëse ky qëllim do të realizohet ose jo, kjo varet nga vullneti politik i të dyja palëve”, vlerëson zonja Kosmehl.

“Do të habitesha po ta shihja Shqipërinë shtet anëtar të BE-së në vitin 2030, por atëherë mund të dime se kur mund të bëhet anëtare. Sa i takon Maqedonisë së Veriut, kjo varet nga shpejtësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tanishme politike. Malin e Zi dhe Serbinë i shoh në pozita të ngjashme me Shqipërinë, ndërsa Bosnja dhe Kosova, mendoj se janë disi larg gjendjes në Shqipëri”, tha zoti Nicholas Whyte .

Sipas ekspertëve, afro tre vitet e fundit dhe veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës vërehet rigjallërim i interesit të BE-së për Ballkanin Perëndimor sepse zgjerimi po konsiderohet si investim jo vetëm për paqe, por dhe për qëndrueshmëri dhe mirëqenie në rajon.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm VOA: Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj
Artikulli tjetër Mjekët: 5 700 fëmijë, në SHBA, kanë kryer kirurgji transeksuale, nga viti 2019

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.