Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13.
• Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë.
• Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
• Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. • Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal.
• Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.
• Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
• Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.
• Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
• Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
• Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump është mirë.
• Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.
• Ndërsa zv.presidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndjehen të lehtësuar” që Trump nuk ishte lënduar rëndë.
• Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.
• Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger tha në një intervistë telefonike se personi i armatosur, që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, kishte vdekur, po kështu edhe të paktën një pjesëmarrës në tubim.
• Mediat amerikane njoftuan se personi që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, ishte vrarë nga shërbimet sekrete.
• Po kështu sipas tyre rasti po hetohet si tentativë për vrasje.
• Djali i madh i ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr., ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur i ati gjatë një tubimi në Pensilvani.
• Trump Jr., ndërsa postoi një foto të babait të tij në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën.
• Pas atentatit ku mbeti i plagosur, ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar në rrjetin social Truth Social.
• Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
• Ai ka thënë se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur dëgjoi të shtëna dhe menjëherë ka ndjerë plumbin.