KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE dhe disa vende kritikojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE dhe disa vende kritikojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë
AnalizeOpinionPolitikeRajoni

BE dhe disa vende kritikojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 2:36 pm
173 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Evropian, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe kritikuan veprimin e autoriteteve kosovare të sigurisë, të cilat me një aksion të gjerë policor, mbyllën zyrat e dhjetë komunave paralele dhe disa institucione tjera të Serbisë në Kosovë.

Në një reagim,BE tha se “veprimet e Kosovës për mbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia në një kohë fushate për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit”. Bashkimi Evropian, theskson po ashtu se “çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia parashihet të zgjidhet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Prandaj në këtë linjë BE-ja i paralajmëroi autoritetet kosovare se aksioni i së mërkurës “mund të ndikojë në vendimin për të mos i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës”.

Ambasadori Bajrami: Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia

Bashkimit Evropian iu përgjigj me një sqarim ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami, i cili në X shkruan: “Nuk ka struktura të mbështeturanga Serbia në Kosovë, këto ishin struktura ilegale të drejtuara ngaSerbia. Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Operacioni i Policisë së Kosovës nuk ka shkaktuar tensione”.

Gjermania në një linjë me BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde pajtohet plotësisht me reagimin e BE-së ndaj vendimit të autoriteteve kosovare të sigurisë, ndonëse në parim edhe ai thotë se këto struktura duhet të shuhen. “Më lejoni të jem i qartë: Ne pajtohemi në parim se strukturat e tilla paralele duhet të shuhen. Por, mënyra për ta bërë këtë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime sikurse këto sot, ju nuk i fitoni zemrat e njerëzve të prekur nga kjo”, shkroi ambasadori Rohde në platformën X, duke e shpërndarë edhe reagimin e BE-së. Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në vitin 2013 për shuarjen e institucioneve paralele të Serbisë, marrëveshje kjo e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Por kjo marrëveshje akoma nuk është zbatuar plotësisht.

Ambasada amerikane: Vendimi ishte në kundërshtim…

Më i ashpër ishte reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila i rikujtoi Prishtinës zyrtare se aksioni për mbylljen e strukturave paralele ishte në kundërshtim me këshillat më të mira amerikane. “Këto veprime, janë në kundërshtim me këshillat tona më të mira dhe e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj”, kumtoi Ambasada amerikane në Kosovë. Sipas reagimit amerikan “mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës, serbët etnikë dhe komunitetet tjera dhe mund t’i minojë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.

Ambasada britanike “e shqetësuar”

Edhe ambasada britanike në një reagim të saj kumtoi se “Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga veprimet e autoriteteve kosovare” që mbyllën disa institucione të mbështetura nga Serbia. Ajo i kërkon qeverisë së Kosovës “që të sigurohet që veprime të tilla të realizohen në përputhje me kornizën e saj ligjore, por edhe të merret parasysh fakti se shumë serbë të zakonshëm të Kosovës, përfshirë ata më të cënueshmit, vazhdojnë të varen nga këto institucione për shërbime”. Më tej thuhet në reagim se, “duhet të ketë angazhimi konstruktiv, nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit”, që përfshinë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas britanikëve është mënyra më e mirë për të adresuar këto çështje.

Masat ndëshkuese

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pikërisht për shkak të, siç thonë, veprimeve të pakoordinuara të qeverisë në veri të vendit të banuar me shumicë serbe dhe për shkak të tensioneve të vazhdueshme në këtë pjesë të vendit. Në  konkluzionet e vitit 2024 të Këshillit Evropian për zgjerimin, u tha se “BE-ja do t’i heqë gradualisht masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat shtesë të ndërmarrë nga Kosova për t’i ulur tensionet në veri”.

Ndërsa Prokuroria themelore e Prishtinës në një reagim të saj bëri të ditur se “asaj nuk i është kërkuar që ta autorizojë operacionin e policisë për mbylljen e komunave paralele serbe”.

Moskoordinimi mes policisë dhe prokurorisë

Policia nga ana tjetër thotë se “operacioni u krye me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, dhe se qëllimi i tij ishte “ndërprerja e shërbimeve të jashtëligjshme të Serbisë në Kosovë”. Sipas qeverisë së Kosovës, funksionimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë tash e 25 vjet është i jashtëligjshëm. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha pas aksionit të policisë se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”.

Autoritetet e Serbisë nga ana e tyre thanë se “zhvillimi i situatës në Kosovë”, po ndiqet me kujdes. Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq shprehet se “do t’i ndërmarrim të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit, i cili, sipas tij, “fushatën e tij parazgjedhore e ka shndërruar në vazhdim të keqtrajtimit të popullit tonë”.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e institucioneve paralele serbe qysh në janar të vitit 2024 – që përfshinin komuna paralele, zyra të Postës së Serbisë dhe së fundi edhe zyra tatimore të Serbisë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, emergjencat civile po evakuojnë personat e rrezikuar
Artikulli tjetër Papa Francesku pret në takim në Selinë e Shenjtë, Baba Mondin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.