KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Belinda Balluku rikthehet në detyrë, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Belinda Balluku rikthehet në detyrë, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Belinda Balluku rikthehet në detyrë, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2025 6:05 pm
261 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrjen për shqyrtim të kërkesës së depozituar nga Këshilli i Ministrave dhe rrjedhimisht rikithimin në detyrë si zëvendësministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në shqyrtimin e vendimit të dhënë nga GJKKO.

Kushtetusja në vendim njoftoi se me shumicë votash vendosi pezullimi e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118 dhe nr. 120 të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pezullimit nga detyra ndaj Belinda Ballukut. Po me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike, për shkak të interesit të lartë publik.

Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, ku në shumicë votuan Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Genti Ibrahimi, Sandër Beci dhe Marjana Semini, ndërsa kundër ishin Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi.

Në argumentin e dhënë nga shumica e gjyqtarëve, theksohet se pezullimi nga detyra e Belinda Balukut mbart pasoja të rëndë që prekin drejtpërdrejt interesat shtetërorë.

“Mbledhja e Gjykatësve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit organik të Gjykatës. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjykatësve, zbatimi i vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, si dhe vazhdimi i masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore”.

Shqyrtimi i çështjes në themel që do të zhvillohet më 22 janar 2026. Sipas gjykatës do të thirren  SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plani amerikan për paqen parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE, më 2027-ën
Artikulli tjetër Mijëra njerëz protestojnë në Shkup për “drejtës” në gjyqit e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.