KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plani amerikan për paqen parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE, më 2027-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Plani amerikan për paqen parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE, më 2027-ën
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Plani amerikan për paqen parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE, më 2027-ën

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2025 6:01 pm
276 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, parasheh që Kievi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më 1 janar 2027.

Sipas Financial Times, propozimi po negociohet nga zyrtarë amerikanë dhe ukrainas me mbështetjen e Brukselit.

Por, një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në bllokun evropian mund të shqetësojë disa vende të BE-së. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, beson se do të mund të tejkalohet kundërshtimi i Hungarisë, që është kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Çfarë thonë në BE për këtë mundësi?

Një zyrtar i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se në takimin e “Koalicionit të Vullnetit është përmendur anëtarësimi i Ukrainës si garanci e rëndësishme e sigurisë, por kjo çështje nuk ishte tema kryesore e takimit të djeshëm dhe viti 2027 nuk u përmend”.

Një tjetër diplomat evropian, që foli në kushte anonimiteti, i tha REL-it se “nuk kam parë një dokument zyrtar që përmend 1 janarin e vitit 2027. Procesi [i anëtarësimit në BE] është proces i bazuar në merita dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”.

Një tjetër diplomat, duke folur për REL-in tha se çështja nëse anëtarësimi i Ukrainës në BE, si garanci e sigurisë, është “e pashmangshme”.

“Me fjalë të tjera, është pjesë e paketës së sigurisë për Ukrainën”. Megjithatë, ai tha se nuk e di nëse Kievi mund t’i bashkohet bllokut deri më 2027.

“Negociatat do të duhej të përmbylleshin në vitet 2025-2026, dhe edhe atëherë, një vit për tërë procesin është jashtëzakonisht ambicioz”, tha ky diplomat.

Sipas këtij diplomati, procesi i anëtarësimit përfshin hapjen dhe mbylljen e 35 kapitujve.

“Edhe shtete që kanë ecur me shpejtësi të madhe [në procesin e anëtarësimit] ose që ishin të përgatitura edhe para aplikimit, sikurse Islanda, iu desh një kohë e konsiderueshme. Ka hapa në proces që thjesht nuk mund të shkurtohen”, tha ky zyrtar.

Çfarë thonë në Ukrainë?

Oleksandr Merezhko, anëtar i partisë Shërbëtorët e Popullit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, njëherësh kryetar i Komitetit parlamentar për politikë të jashtme dhe bashkëpunim ndërparlamentar, tha se një skenar i tillë do të ishte i arritshëm nëse Ukraina arrin të kryejnë të gjitha “detyrat e shtëpisë”.

“Ky është një synim ambicioz, por unë besoj se ne duhet t’ia vendosim vetes këtë qëllim dhe të bëjmë gjithçka që kërkohet për ta arritur këtë qëllim”, tha Merezho për Shërbimin ukrainas të REL-it.

Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës në BE para së gjithash është çështje e sigurisë dhe sa më shpejt që Kievi i bashkohet bllokut, gjasat janë më të mëdha që të ketë një paqe të qëndrueshme.

Megjithatë, kryetarja e komitetit të Ukrainës për integrim në BE, njëherësh deputete nga Partia për Solidaritet Evropian, Ivanna Klympush-Tsintsadze, e cilësoi mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të vendit si “absolutisht jorealist”.

“SHBA-ja nuk mund të vë një detyrë të tillë për BE-në dhe nuk besoj që BE-ja do të pajtohej me një gjë të tillë”, tha ajo.

Sipas saj, Ukraina duhet të hyjë në BE si një shtet i aftë, në të kundërtën do të përballet me probleme.
Klympush-Tsintsadze po ashtu theksoi se ritmi i reformave në Ukrainë më 2025 “u ngadalësua shumë” krahasuar me vitet paraprake.

“Jam e bindur se 2027-shi, fatkeqësisht nuk do të ndodhë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit 2022, Ukraina mori statusin e vendit kandidat, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj. Ky shtet, së bashku me Moldavinë, dorëzuan aplikimet e tyre për anëtarësim, pak para se të niste lufta në Ukrainë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE do të heqë ndalimin e planifikuar të makinave me karburant
Artikulli tjetër Belinda Balluku rikthehet në detyrë, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.