KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?
AnalizeKryesorePolitikeSociale

Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2025 10:18 am
207 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Votuesit në Qarkun e Kukësit pritet të zgjedhin tre deputetë më 11 maj, ku rezultati që merret me mend lehtë është 2 mandate për Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj Shqipëria Madhështore dhe një mandat për Partinë Socialiste. Ky në fakt ka qenë rezultati historik.

Vetëm se kësaj here, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka shpallur një synim të pazakontë, që “t’i marrë Berishës një mandat” në këtë qark, ndërsa rezultati i zgjedhjeve për pushtetin vendor 2023, në të cilat, PSD fitoi 5 këshilltarë dhe mbi 2 mijë vota, sugjerojnë se pretendimi vijon të mbetet një objektiv i largët. Një prej ish-deputetëve të PD-së i është bashkuar ndërkohë “partisë” së politikanëve që ndryshojnë krah.

Edhe Partia Socialiste ka shpallur kësaj here objektivin për ta përmbysur rezultatin e qarkut në 2 me 1 për PS-në.

Në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013, kur në Kukës zgjidheshin katër deputetë, rezultati ishte i fiksuar 1 për Partinë Socialiste dhe aleatët e saj dhe 3 për opozitën. Kjo nuk ndryshoi as në zgjedhjet e vitit 2013, kur Lëvizja Socialiste për Integrim garoi në koalicion me Partinë Socialiste.

Që nga zgjedhjet e vitit 2017, në Kukës zgjidhen tre deputetë dhe në të dyja rastet, një për PS-në dhe 2 për PD-në dhe kjo e bën garën edhe më të vështirë për të ndryshuar.

Në vitin 2013, rezultati i zgjedhjeve ishte 60% me 40% në favor të PD-së ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017, rezultati u ngushta në 47 me 44% ndërsa 7% të votave shkuan për LSI. Në zgjedhjet e vitit 2021, LSI duket se u tërhoq nga qarku duke mobilizuar vetëm 64 vota, rrjedhimisht duke lënë Partinë Demokratike të mposhtë socialistët me rezultatin 62 me 36, një nga rezultatet më të thella në një dekadë.

Rezultatet e zgjedhjeve vendore nuk janë ngushtësisht të krahasueshme me rezultatet për zgjedhje parlamentare por zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Kukës japin sinjale se çfarë mund të ndodhë në zgjedhjet e 11 majit në kuptim të makinerive elektorale.

Partia Socialiste fitoi garat në bashkitë Kukës e Tropojë ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë, që në atë kohë përfaqësonte shumicën e Partisë Demokratike por jozyrtarisht për shkak të konfliktit gjyqësor për vulën, fitoi bashkinë e Hasit. Socialistët rifituan Kukësin në zgjedhje të parakohshme në shtator 2023 pasi kryebashkiaku i mëparshëm Safet Gjici humbi mandatin pas një skandali seksual në zyrë, dhe u dënua më vonë për korrupsion.

Në zgjedhjet e pushtetit vendor, të treja bashkitë e marra sëbashku, kandidatët e PS fituan 20 mijë vota ndërsa kandidatët e Bashkë Fitojmë morën 19 mijë vota. Rreth 2 mijë vota të tjera shkuan për një politikan vendor të quajtur Abedin Oruçi, i cili garoi në Bashkinë Kukës. Por janë rezultatet e zgjedhjeve për këshillin bashkiak të Kukësit dhe Tropojës dhe numri i pazakontë i lartë i partive garuese që fituan mandate që sugjeron se makineri të shumta elektorale kanë funksionuar në ato zgjedhje. Për Bashkinë Kukës, konkurruan 29 parti për 31 ndenjëset e këshillit bashkiak nga ku 18 parti morën së paku një mandat.

Prania e madhe e partive të vogla garuese në zgjedhje të tilla për këshilla sugjeron ekzistencën e politikanëve lokalë të cilët, ndërsa mobilizojnë votat për një nga kandidatët për kryetarë të partive të mëdha, mbledhin vota për këshill për parti të vogla të cilat nuk kanë prani reale në bashki të tilla por përdoren nga politikanët vendorë thjeshtë për efekt të kontabilizimit të votave.

Prania e madhe e partive të vogla garuese në zgjedhje të tilla për këshilla sugjeron ekzistencën e politikanëve lokalë të cilët, ndërsa mobilizojnë votat për një nga kandidatët për kryetarë të partive të mëdha, mbledhin vota për këshill për parti të vogla të cilat nuk kanë prani reale në bashki të tilla por përdoren nga politikanët vendorë thjeshtë për efekt të kontabilizimit të votave.

Profili demografik e social

Qarku i Kukësit është shtrihet në një zonë kodrinore dhe malore në pjesën veri-lindore të Shqipërisë. Sipas censit të vitit 2023, qarku numëron 62 mijë banorë dhe ka një densitet popullsie prej 26 banorësh për kilometër katrorë.

Popullsia në këtë qark ka rënë në mënyrë drastike, nga 111 mijë në vitin 2001, në 85 mijë në vitin 2011 dhe 62 mijë në vitin 2023. Si popullsia rurale ashtu edhe ajo urbane kanë pësuar tkurrje mes dy censuseve por popullsia rurale është tkurrur më shumë. Në vitin 2023, afro 40% e popullsisë së qarkut jetonte në tre qytetet, Kukës, Krumë dhe Bajram Curri ndërsa 60% jetonte në zonat rurale.

Të dhënat e detajuara të censit sipas grupmoshave sugjerojnë se në qark banonin në vitin 2023 rreth 46 mijë maxhorenë, pra shtetas me të drejtë vote. Krahasuar kjo me 41 mijë vetët që votuan në zgjedhjet e atij viti për pushtetin vendor, të cilat u zhvilluan vetëm pak muaj para censit, pjesëmarrja reale në votime rezulton afërsisht 89%. Rreth 3900 votues nga emigrimi janë regjistruar për te hedhur votën në distancë këtë qark në zgjedhjet e 11 majit.

Kandidatët

Partia Socialiste garon në listën e mbyllur të Kukësit deputetin Eduart Shalsi, i lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i angazhuar në politikë që nga viti 2004 si nënkryetar i Bashkisë Tiranë gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Edi Rama, dhe më pas, si deputet që nga viti 2009. Ai ka garuar në Tiranë pastaj në Berat dhe pastaj në Korçë, ndërsa tani pritet të përfaqësojë banorët e Kukësit.

Partia Socialiste duket se ka varur shpresat që të përmbysë rezultatin në Kukës falë Alban Zenelit, i cili ka qenë më herët deputet i Partisë Demokratike. Edhe Zeneli deklaron adresë banimi Tiranën. Dy kandidatët e tjerë janë Ali Hallaçi, një këshilltar i Ministrit të Jashtëm dhe ish-diplomat në Kajro dhe Aristogena Poga, drejtore në shërbimin shëndetësor në Has.

Mes opozitës, biznesmeni Flamur Hoxha, deputet aktual garon në listën e sigurt për koalicionin Shqipëria Madhështore. Banesa e tij e zakonshme është në Tiranë. Isuf Çelaj, deputet aktual dhe ish-drejtor kërkon nga listat e hapura një mandat të ri, krahas Elvira Pekës, banuese në Has, ekonomiste në një kompani private dhe Shkëlqim Shehut, banor i Kukësit i cili ka punuar në Bashkinë Kukës deri në vitin 2019.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm S’ka informacion për projektin e rrugës, Hotolishti paralajmëron protestë
Artikulli tjetër A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE, më 2030-ën?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.