KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: S’ka informacion për projektin e rrugës, Hotolishti paralajmëron protestë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > S’ka informacion për projektin e rrugës, Hotolishti paralajmëron protestë
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

S’ka informacion për projektin e rrugës, Hotolishti paralajmëron protestë

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2025 10:14 am
208 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kafeneja pranë njësisë administrative Hotolisht në qytetin e Librazhdit, nisi të mbushej pak-nga-pak paraditen e së dielës. Banorët e fshatit u mblodhën për të disatën herë për të diskutuar rreth projektit të zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Mes tyre, të njoftuar nga rrjetet sociale, u vu re prania e kandidatëve për deputetë nga partitë opozitare. Si duket takimi u konsiderua prej tyre një rast për të qenë aktivë politikisht, për aq kohë sa fundjava shënoi dhe nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

Megjithatë, shqetësimi i përbashkët i banorëve është larg politikës: mungesa e transparencës për fatin e fshatit të tyre, i cili përshkohet në mes nga projekti i rrugës, duke prekur 25 shtëpi dhe disa ngastra bujqësore.

Dy muaj më parë, banorët iu dorëzuan institucioneve qendrore një peticion me 511 firma, por e vetmja përgjigje që kanë marrë është se “projekti është në rishqyrtim”. Ata theksojnë se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kërkojnë një zgjidhje që mos të shkatërrojë komunitetin.

Asllan Çota, një nga banorët të cilëve u rrezikohet shtëpia, i pranishëm në takim, tha me shqetësim për Citizens.al se ndihej i pasigurt për të ardhmen.

“Kam 50 vite që punoj, që nga mosha 14 vjeç. Tani jam në pension, kaq mundësi kemi ne, po të na preken këto [shtëpia dhe toka] atëherë kot fare! Më mirë të na marrin me gjithë ato… edhe merr fund kjo punë!”

Të njëjtin shqetësim ndau dhe Alfred Alliu, banor i fshatit. Ai tha se fshati është zhvilluar prej disa dekadash në trojet aktuale dhe nuk ka zanafillë vitet ’90. Ndërsa tanimë projekti i rrugës rrezikon t’i ndajë përgjysmë, duke shkatërruar gjithçka është ndërtuar.

Banorët kërkojnë zgjidhje alternative. Për këtë ata kanë propozuar dy zgjidhje: ndërtimin e një tuneli ose devijimin e rrugës përgjatë lumit Shkumbin.

“Zgjidhje për ne është tuneli ose anës Shkumbinit, që nuk prekemi dhe nuk dëmton komunitetin tonë,” argumenton Alliu.

“Me tunel nuk na prek. Po të jetë me [trase] të hapur siç bëhet fjalë, kap të gjitha shtëpitë,” shtoi Çota.

Për gazetari Osman Stafa, i përfshirë si aktivist me shqetësimin e banorëve, mospërfillja e institucioneve vjen prej situatës zgjedhore në të cilën ndodhet vendi.

“Qytetarët kërkojnë ku do kalojë kjo rrugë, si do kalojë kjo rrugë, çfarë prek kjo rrugë dhe të ndryshohen format se si mund të kompensohet prishja e shtëpive apo edhe tokave bujqësore,” theksoi Stafa, i cili ishte i mendimit se banorëve nuk u jepet përgjigje për të shmangur reagimin.

Në fund të takimit, banorët ranë dakord të protestojnë më 20 prill, me qëllim nxitjen e një reagimi institucional. Kjo nuk është hera e parë që komuniteti ngre zërin. Prej vitit 2024 ata kanë zhvilluar takime me autoritetet vendore, por nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje zyrtare nga bashkia Librazhd apo nga ministria e Infrastrukturës.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit të VIII-të, një aks strategjik që lidh Durrësin me Varnën në Bullgari.

Punimet për këtë rrugë nisën në janar 2023 me afat vitin 2026. Deri tani janë tenderuar 11 kompani për tetë lote me një vlerë totale prej 183 milionë euro (pa TVSH).

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Olta Xhaçka ka kapur Doganat përmes tezes së saj, Monika Dushku
Artikulli tjetër Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.