KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bombardimet po vazhdojnë mes pasigurisë rreth planeve për paqe me Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bombardimet po vazhdojnë mes pasigurisë rreth planeve për paqe me Iranin
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

Bombardimet po vazhdojnë mes pasigurisë rreth planeve për paqe me Iranin

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2026 9:56 am
78 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Derisa pasiguria rreth bisedimeve tërthorazi midis Uashingtonit dhe Teheranit po rritet, bombardimet kundër Iranit, Izraelit dhe shteteve përreth janë duke vazhduar njëkohësisht të enjten.

Ndërkohë, Pentagoni, pa i pranuar raportimet e mediave për mungesa, tha se ka arritur marrëveshje me disa kontraktorë amerikanë të mbrojtjes për t’i rritur rezervat e municioneve, përfshirë pjesë për raketa të sistemit të mbrojtjes ajrore, THAAD, të cilat po përdoren bujshëm në luftë në Lindjen e Mesme.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është i gatshëm t’ia bëjë “jetën ferr” Iranit, nëse nuk e pranon marrëveshjen e tij për t’i dhënë fund luftës.

Por, Teherani tha se nuk e ka ndër mend të bisedojë.

Duke folur para ligjvënësve republikanë të mërkurën vonë, Trump këmbënguli se Teherani po merr pjesë në bisedimet për paqe, pavarësisht se po e mohon.

“Ata po negociojnë, meqë ra fjala, dhe duan shumë të bëjnë marrëveshje. Por, kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriten nga vetë njerëzit e vet”, tha Trump.

Ndërkohë, një ultimatum i vendosur nga Trump për Iranin për ta “hapur plotësisht” Ngushticën e Hormuzit, po soset. Trump e vendosi më 21 mars një afat 48-orësh, por të nesërmen e zgjati atë me pesë ditë.

Hollësitë e propozimit më të fundit për paqe nga SHBA-ja, të raportuara nga media duke cituar burime anonime më 24 mars dhe të dorëzuara Iranit përmes Pakistanit, nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, besohet kushtet se janë në shumë mënyra të ngjashme me propozimet e bëra para se konflikti të fillonte me sulmet ajrore izraelite dhe amerikane më 28 shkurt.

Pa armë bërthamore

Kërkesa më e rëndësishme e SHBA-së është ajo që Trump e ka thënë vazhdimisht. Ai thotë se Teherani është pajtuar me të.

“Ata duan të bëjnë marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve më 24 mars. “Ata janë pajtuar se nuk do të zhvillojnë kurrë armë bërthamore”.

Përgjigjja e Iranit, e dhënë përmes televizionit shtetëror më 25 mars, ishte se kushtet e SHBA-së janë të tepruara dhe se Teherani do ta përfundojë luftën kur të vendosë vetë dhe nëse plotësohen kushtet e tij.

Megjithatë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, la të kuptohej se zyrtarë të lartë po shqyrtonin propozimet amerikane, duke treguar se deri tani Irani nuk ka kundërshtuar plotësisht.

Shtetet e Bashkuara “kanë paraqitur ide në mesazhet e tyre që u janë përcjellë autoriteteve të larta [iraniane], dhe nëse është e nevojshme, ata do ta japin një qëndrim”, tha Araqchi.

Ai hodhi poshtë idenë se Irani është mposhtur, duke theksuar se administrata amerikane nuk i ka arritur synimet e saj në luftë.

Kushtet e Iranit përfshijnë ndërprerjen e armiqësive në të gjitha frontet rajonale dhe ndaj të gjitha “grupeve të qëndresës”, duke iu referuar grupit libanez Hezbollah, i cili mbështetet nga Teherani.

Teherani gjithashtu kërkon njohje ndërkombëtare dhe garanci për të drejtat e Iranit për të ushtruar sovranitetin mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Në këtë kohë, politika jonë është vazhdimi i qëndresës”, tha ai, duke shtuar: “Nuk e kemi ndër mend të negociojmë”.

Zyrtarisht, Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi raportimet e mediave për detajet e planit të propozuar të paqes.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se kishte parë raportime për një plan me 15 pika. “Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar kurrë atë plan të plotë”, tha ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se kontaktet diplomatike vazhdojnë. “Ato janë frytdhënëse, siç tha presidenti më [23 mars], dhe vazhdojnë të jenë”.

Ky shkëmbim deklaratash erdhi ndërsa forca shtesë amerikane – përfshirë Divizionin elitar të 82-të Ajror – raportohet se janë nisur drejt Lindjes së Mesme për të përforcuar praninë amerikane dhe për t’u dhënë udhëheqësve politikë dhe ushtarakë amerikanë opsione shtesë.

Në frontin e betejës, dhuna po vazhdon dhe, përveç Iranit dhe Izraelit, objektiva në Liban, Bahrejn, Kuvajt, Jordani dhe Arabinë Saudite u goditën.

Mes raportimeve për mungesë armatimesh në sektorët ushtarakë dhe civilë iranianë, Financial Times raportoi se Rusia është pranë përfundimit të një dërgese dronësh, ilaçesh dhe ushqimesh për Iranin.

Gazeta citoi të dhëna të inteligjencës perëndimore që përshkruajnë përpjekjet e Kremlinit për ta mbajtur në këmbë aleatin e tij.

Thuhet se dërgesat ishin nisur në fillim të këtij muaji dhe pritet të mbërrijnë brenda disa ditësh.

Bombardime në Teheran

Izraeli tha se ka goditur në zemër të kryeqytetit, Teheran, dhe se ka shënjestruar një objekt për zhvillimin e nëndetëseve në qytetin qendror të Isfahanit.

AFP citoi dëshmitarë brenda Teheranit që thanë: “Ka benzinë, ujë dhe energji elektrike. Por, ekziston një ndjenjë pafuqie tek të gjithë ne. Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe në fakt nuk mund të bëjmë asgjë”.

Në Izrael, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se forcat e vendit të tij po zgjeronin një “zonë të sigurisë” në Libanin jugor ndërsa ushtria po e vazhdon fushatën kundër Hezbollahut.

“Kemi krijuar një zonë të vërtetë sigurie që parandalon çdo infiltrimin drejt Galilesë dhe kufirit verior”, tha Netanyahu.

Kur u pyet nëse Izraeli kishte ndryshuar përpjekjet e tij ushtarake pasi Trump tha se po zhvillohen bisedime për paqe, ai u përgjigj se po “pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar”.

Mes gjithë kësaj, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se lufta ka dalë “jashtë kontrollit”.

Ai tha se ka emëruar një të dërguar të posaçëm për të punuar drejt përfundimit të konfliktit, diplomatin francez Jean Arnault.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Azia Qendrore, lojtare strategjike në energjetikë, në mes të krizës së naftës
Artikulli tjetër OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.