KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiçit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiçit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiçit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 2:05 pm
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Milan Radoiçiçit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë.

Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor – katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.

Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës.

Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiq cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiç tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t’i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.

Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiqit mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit.

Më herët, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohej nga vendbanimi pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ai ka pasur, gjithashtu, ndalesë për të udhëtuar në Kosovë.

Zhdukja e tij ndodhi pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e mbajtura në fund të tetorit në Serbi.

Disa ditë para se të shpallej në kërkim, qarkulluan informacione të pakonfirmuara se Radoiçiç ishte larguar nga Serbia drejt Rusisë.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ambasada ruse në Beograd nuk i konfirmuan këto pretendime.

Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që ka kreyer sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023.

Një polic i Kosovës është vrarë në sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Në Serbi, Radoiçiç është nën hetime për disa vepra penale që lidhen me sigurimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, edhe pas tre vjetësh, ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë.

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiçin, i cili po gjykohet në mungesë.

Kosova ka lëshuar gjithashtu fletarrestim ndërkombëtar për të, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur më herët sanksione ndaj tij, për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Vendimi për t’ia ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë është marrë vetëm disa ditë pasi nga ky vend është larguar Zvonko Veselinoviç, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radoiçiçit në biznes.

Burime të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se Veselinoviç është larguar më 11 nëntor nga Sarajeva drejt Turqisë, duke përdorur pasaportën serbe.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump, Xi dhe Putin zhvilluan takimin e parë trepalësh
Artikulli tjetër Aleksandar Çupiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.