Një nga aktet e fundit të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë falja e ish-drejtorit të Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Infektive në SHBA dhe njëkohësisht dhe një nga këshilltarët e tij gjatë pandemisë së COVID-19, Anthony Fauci.
Kjo falje e Faucit ka shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vendin tonë. Kjo për faktin pasi ky vendim i marrë nga presidenti i larguar tanimë, i jep më tepër peshë tezave të konspiracionistëve se Fauci ishte në dijeni vite më parë për pandeminë e Covid1-19 dhe se kjo e fundit në fakt ishte e planifikuar dhe e stisur.
Lidhur me këtë së fundmi ka reaguar edhe mjeku i njohur, Edvin Prifti. Përmes një postimi në “Facebook”, krah vendimit të Biden, mjeku prifti vë në dukje faktin se deri më tani Fauci nuk ishte dënuar nga drejtësia amerikane për asgjë, duke ngritur kështu pyetjet se si ka mundësi që të falet një “i pafajshëm”?!
Madje, ai thekson se falja e Biden për këshilltarin e tij fillon që në vitin 2014, ndërkohë rastet e para të personave me Covid-19 u regjistruan në vitin 2019. Ky detaj sipas mjekut tregon se “Covid-19 është projektuar që në vitin 2014”.
Kujtojmë se Fauci ishte drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA për gati 40 vjet.
Fillimisht, ai bashkëpunoi me administratën e Donald Trump gjatë fillimit të pandemisë, më pas vazhdoi si këshilltar kryesor gjatë administratës së Joe Biden. Në vitin 2022, ai u bë edhe Kryekëshilltar Mjekësor i Presidentit.
Fauci u bë i njohur për ofrimin e informacioneve të bazuara në shkencë, udhëzimeve për masat parandaluese (si maskat, distancimi social dhe vaksinimi), dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin publik për COVID-19.
Për shkak të rolit të tij, ai u admirua nga shumë për përkushtimin e tij, por gjithashtu përballoi kritika dhe polemika nga disa individë dhe grupe që kundërshtonin masat kufizuese ose vaksinat.
Postimi i plotë:
Ja se si “pandemise”, origjines se koronavirusit dhe te vertetes mbi vaksinat i erdhi fundi perfundimisht. Ish presidenti i ShBA, Biden, nje dite perpara lenies se mandatit te tij firmos faljen per Anthony Faucin.
E para z. Fauci nuk eshte akuzuar deri tashme per asgje nga drejtesia amerikane. Pra falja behet per ate qe eshte denuar apo akuzuar. Atehere si mund te falet “nje i pafajshem”. Kjo ndodh vetem atehere kur faji i tij eshte i plote, i hapur per me teper kur mund te kete ndjekur nje urdher te dhene?!
E dyta dekreti i faljes fillon me shprehjen per cdo gje te paligjshme qe mund te kete bere ndaj ShBA, pra presidenti ka te dhena te sigurta qe z. Fauci ka kryer krime ndaj qytetareve amerikane pa perfshire boten mbare dhe keto te dhena nuk ia ka referuar gjykatave perkatese!?
E treta falja fillon qe ne vitin 2014. Pse kur covid19 fillon ne 2019. Ju kujtohet projekti Deffuse i Echohealth Alliance per te prodhuar Covid19 ne 2017! E pra dikushi di shumecka qe Covid19 eshte projektuar mesa duket qe ne 2014!”
E katerta si nuk u kerkua falje per ata dhjetra shkencetare dhe mjeke te cilet denoncuan me force kete individ dhe me pas u ekzekutuan apo “u vetvrane”. Me poshte keni dokumentin zyrtar te faljes!
Mesa duket asnje nuk eshte imun nga marrezia e cila shpesh duhet diferencuar nga dinakeria e absurdit!
Marrë nga Newsbomb.al