KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Daily Mail: Trump-in po e tallin jashtë Shteteve të Bashkuara!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Daily Mail: Trump-in po e tallin jashtë Shteteve të Bashkuara!
AktualeAnalizeBotaKryesoreOpinionPolitike

Daily Mail: Trump-in po e tallin jashtë Shteteve të Bashkuara!

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2025 4:45 pm
232 Shikime
Share
4 Min. Leximi
Screenshot
SHARE

Presidenti francez Emmanuel Macron është parë duke qeshur teksa liderët e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit u tallën me presidentin amerikan Donald Trump për pretendimin e tij se kishte përfunduar luftëra që përfshinin vendet e tyre.

Në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, Macron u pa duke biseduar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u afrua me zemërim të shtirur dhe i tha Macron-it: “Duhet të na kërkosh falje… sepse nuk na ke uruar për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”
Komenti i tij i referohej ngatërrimit të përsëritur të Trump-it mes Armenisë dhe Shqipërisë, kur fliste për armiqësinë e kahershme midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në një intervistë për Fox News muajin e kaluar, Trump pretendoi gabimisht: “Unë zgjidha luftëra që ishin të pazgjidhshme. Azerbajxhan dhe Shqipëri, kjo kishte vazhduar për shumë, shumë vite, i pata kryeministrat dhe presidentët në zyrën time.”

Ndërsa në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, ai e shqiptoi gabim emrin e vendit të Kaukazit Jugor dhe i ngatërroi të dyja krejtësisht, duke thënë: “E zgjidhëm Aber-baizhanin dhe Shqipërinë.”
Shakaja e Ramës bëri që si Aliyev, ashtu edhe Macron të shpërthenin në të qeshura. Lideri francez, me shaka, tha: “Kërkoj ndjesë!”.

Ndërsa kryeministri shqiptar shtoi: “[Trump] punoi shumë fort!”.

Trump në fakt ndërmjetësoi një marrëveshje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në gusht, ku si Aliyev ashtu edhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ranë dakord të përfundonin dekada të tëra luftimesh dhe të forconin lidhjet me Uashingtonin.

Por pretendimi i tij se ka përfunduar shtatë luftëra që nga kthimi në Zyrën Ovale duke vepruar si ndërmjetësues është i pavërtetë.

Trump ka pretenduar se ka përfunduar luftërat midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë.

Megjithëse mes këtyre vendeve ka tensione të kahershme, ato nuk kanë qenë në luftë të hapur vitet e fundit.

Gjithashtu, India e hodhi poshtë pretendimin e Shtëpisë së Bardhë se Trump kishte ndihmuar në uljen e tensioneve me Pakistanin në maj.

Për më tepër, një zyrtar i Hamas-it ka thënë se grupi militant ka nevojë për më shumë kohë për të studiuar planin 20-pikësh të presidentit amerikan për paqe në Gaza.

“Hamas po vazhdon konsultimet për planin e Trump-it… dhe i ka informuar ndërmjetësit se konsultimet janë duke vazhduar dhe kërkojnë kohë,” tha zyrtari në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për çështjen.

Trump të martën i dha Hamasit një ultimatum prej “tri ose katër ditësh” për të pranuar planin e tij për t’i dhënë fund luftës pothuajse dyvjeçare në territorin palestinez.
Plani parashikon një armëpushim, lirimin e pengjeve brenda 72 orësh, çarmatimin e Hamasit dhe një tërheqje graduale të Izraelit nga Gaza. Pas kësaj, do të pasohej nga një autoritet tranzitor paslufte i kryesuar nga vetë Trump.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion, goditet grupi kriminal
Artikulli tjetër 20 mijë shqiptarë në vit, morën leje pune në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.