KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Denoncohet drejtoresha e AZHBR-së: Shfrytëzon postin për fushatë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Denoncohet drejtoresha e AZHBR-së: Shfrytëzon postin për fushatë
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Denoncohet drejtoresha e AZHBR-së: Shfrytëzon postin për fushatë

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2025 1:20 pm
241 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Partia Demokratike me anë të një shkrese ka denoncuar në KQZ, drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, pasi ka shfrytëzuar postin publik duke favorizuar një subjekt politik në shkelje të kodit zgjedhor.

Sipas ankimit të firmosur nga juristi i PD-së Franc Nuri, Kuçi ka shkelur kodin duke bërë fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Kuçi, thuhet në ankimin e PD-së ka përdorur postin publik në mbështetje të PS-së.

Denoncimi i Partisë Demokratike:

“Drejtoresha e AZHBR ka vepruar si burim njerëzor në mbështetje të një partie politike:

Në këtë rast, subjekti i cili kryen detyrën e Drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi konsiderohet si burim njerëzor për shkak të angazhimit të tij në administratën publike. Në këtë rast ajo ka vepruar si burim njerëzor i institucionit që drejton, në mbështetje të një partie politike të caktuar që në këtë rast është Partia Socialiste, duke shkelur nenin 91 të Kodit Zgjedhor”, thuhet në ankimin e PD-së.

Këtë shkelje sipas ankimit, ajo e ka kryer duke prezantuar si drejtoreshë e AZHBR, një program mbështetës kombëtar në bujqësi, vetëm pak javë para zgjedhjeve. Sipas këtij programi, PD thotë se AZHBR ndikon politikisht te fermerët, pasi u jep përfitime atyre vetëm pak javë para zgjedhjeve.

“Drejtoresha AZHBR ka prezantuar një program mbështetës që synon ofrimin e lehtësirave për një kategori të caktuar zgjedhësish

Prezantimi i Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi është në kundërshtim me këto dispozita për arsye se: a) Parashikon dhënien e përfitimeve për një kategori të caktuar njerëzish, konkretisht për

fermerët, blegtorët dhe bletarët dhe personai që punojnë në fushën e bujqësisë. b) Nuk është nxjerrë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme (siç parashikon neni 91/4).

Aktualisht vendi nuk ndodhet në kushtet e një fatkeqësie natyrore, epidemie, gjendje lufte apo një gjendje tjetër të jashtëzakonshme e cila të ketë diktuar nxjerrjen dhe prezantimin e kësaj Skeme.

https://azhbr.gov.al/skema-kombetare-2025/

https://scantv.al/lajme/shqiperia/skema-kombetare-e-mbeshtetjes-ne-bujqesi-2025-kuci-me-14-prill-h-123305 2 https://shqiptarja.com/laim/me-14-mai-hapen-aplikimet-ne-skemen-kombetare-te-mbeshtetjes-ne-bujgesi”, vijon shkresa e PD-së.

Shkelja në kodin penal për “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikon dënim me burgim nga 1 deri në 3 vjet. Koalicioni i PD-ASHM kërkon nga KQZ marrjen e masave të menjëhershme ndaj drejtoreshës së AZHBR, Ardita Kuçi.

Drejtoresha e AZHBR ka përdorur funksionin publik për veprimtari politike ose zgjedhore
Subjekti në fjalë në kundërshtim të hapur me ligjin si më sipër dhe Kodin Penal ka përdorur funksionin publik për të favorizuar një parti politike konkretisht Partinë Socialiste. Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe elektorale është i ndaluar me ligj për faktin se përfshin abuzimin me fondet publike, favorizimin e një partie politike dhe ushtrimin e ndikimit mbi votuesit.

Prezantimi i këtij programi automatikisht ndikon në bindjen politike të zgjedhësve, duke sjellë përfitime dhe interesa për Partinë Socialiste dhe duke dëmtuar interesat e Partisë Demokratike Koalicioni PD-ASHM

Në këto kushte, Partia Demokratike – Koalicioni PD-ASHM kërkon nga ana institucioni juaj marrjen e masave të menjëhershme për Ardita Kuçi Drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural lidhur me shkeljet si më sipër.

Në këto kushte, Partia Demokratike-Koalicioni PD-ASHM po paraqet zyrtarisht këtë kërkesë lidhur me denoncimin e veprimeve të përmendura më sipër që vijnë në kundërshtim me parimet demokratike dhe rregullat e parashikuara në Kodin Zgjedhor, duke kërkuar përfundimisht:

1) Nisjen e hetimit administrativ për këtë rast nga administrata e KQZ; si dhe 2) Marrjen e masave administrative përkatëse ndaj këtyre veprimeve antiligjore, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dështon ‘e-Albania’ në prani të Ramës
Artikulli tjetër Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.